LAJMI I FUNDIT:

Kamerat e sigurisë regjistrojnë momentin e vjedhjes në një barnatore të Prizrenit

Kamerat e sigurisë regjistrojnë momentin e vjedhjes në një barnatore të Prizrenit

Mbrëmë pas mesnate, në Prizren kanë ndodhur dy raste të vjedhjeve në barnatoret e qytetit.

Në videon e cila ka arritur në adresë të Telegrafit, shihen persona të cilët kanë shfrytëzuar situatën, duke qenë se qyteti ka qenë pa njerëz, dhe kanë vjedhur barnatoren.

Ndërsa, ky nuk është rasti i vetëm i ndodhur në këtë qytet.


I kontaktuar nga Telegrafi, zëdhënësi i policisë së Kosovës, për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj ka thënë se mbrëmë kanë janë dy raste të cilat janë raportuar në polici nga barnatoret në Prizren, njëra prej të cilave është vjedhje e rëndë.

“Mbrëmë në rrugën “Gjallica”, në Prizren,  (16.03.2020)m rreth orës 02:58 Viktima SH/K  ka raportuar se dy të dyshuar të pa njohur me gurë ia kanë thyer xhamin e lokalit barnatore në vlerë 200 euro dhe më pas nga arka kanë vjedhur para të imta. Lokali posedon kamerat. Në vendngjarje ka dalë njësia e krim teknikës. Rasti i dërgohet hetuesisë”, tha Osmanollaj për rastin e parë.

Kurse, rastin e dytë, policia e ka cilëzuar si asgjësim apo dëmtim i pasurisë, rast ky që ka ndodhur në rrugën “Remzi Ademaj”, thuajse në të njëjtën kohë me rastin e parë.

“Në rrugën “Remzi Ademaj”, në Prizren,  (16.03.2020), në ora 02:50 viktima M/Sh/K ka raportuar rastin në polici pasi dy persona meshkuj të panjohur deri me tani me një kubëz betoni kanë thyer xhamin e vitrinës të lokalit Barnatore ,,GREEN”, personat e dyshuar janë kapur nga kamerat e sigurisë, të vendosur kishin maska medicinale. Vlera e dëmit sillet rreth 200 euro. Në vendin  e ngjarjes ka dalë njësiti i krim teknikut. Rasti nën hetime”, tha Osmanollaj për Telegrafin.

Tentim vjedhje në një lokal në Prishtinë
Lexo po ashtu Tentim vjedhje në një lokal në Prishtinë

Po ashtu një tentim vjedhje ka ndodhur në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, mbrëmë pas mesnate. Dy persona kanë tentuar të thyejnë derën e një lokali ku gjendet edhe Klubi i Biçiklistëve. /Telegrafi/