Një 65-vjeçar japonez ka kaluar pothuajse gjysmën e jetës së tij me një krokodil të vogël.
Nobumitsu Murabayashi dhe krokodili i tij i quajtur, Caiman, kanë qenë së bashku hiq më pak se 34 vjet.
Pasi që erdhi tek Murabayashi si një fëmijë, Caiman tani është rritur dhe është bërë 2.1 metra i gjatë, ndërsa peshon 46 kilogramë.
“Kurrë nuk e kam menduar se do të rritet kaq shumë”, thotë ai.
Po t`i shikosh albumet familjare në to shihet se si 64 vjeçari e merrte zvarranikun e tij në udhëtime në plazh, transmeton Klan Kosova.
Atij i është dashur të marrë leje kishte nga bashkia e qytetit por Murabayashi është në gjendje që ta shëtit Caiman si një qen.
“Unë jam gjithmonë në gjendje të komunikojë me të, madje edhe t`ia lajë dhëmbët çdo ditë” thotë ai.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=36&v=VzdfE_ROtiw