Pse kafeja shijon më shumë të dielën sesa çdo ditë të javës?
Nëse konsumoni zakonisht vetëm një filxhan apo dy kafe gjatë ditës që t’ju mbajë sytë hapur do ta kuptoni çfarë po themi. Gjatë javës ju shpesh e pini kafen me nxitim, teksa jeni duke u bërë gati, apo në çastin kur ju mbyllen sytë dhe dita vazhdon ende me punët e saj.
Ndërsa të dielën nuk ndodh kështu.
Të dielën ju e pini kafen për hir të kafes. Për të plotësuar një mëngjes të vonë me familjen, apo një takim me miqtë.
Të dielën edhe nëse e pini kafen po aq herët sa çdo ditë keni më shumë mundësi për të qëndruar për ta nuhatur, për ta pirë më ngadalë, për të ndjerë shijen e vjetër në qiellëz. Këto gjatë një mëngjesi pune janë luks. Në kokë të vrapojnë shumë mendime dhe ti nuk përqendrohesh te veprimet, siç është edhe pirja e kafes dhe pothuajse nuk e kupton shijen e saj.
Por një arsye tjetër është që, të dielave kafen e pimë më vonë sesa zakonisht. E lëmë për ta pirë jashtë me miqtë dhe takimi nuk ka pse të jetë në kohën kur fillon puna. Dhe gjatë këtyre orëve trupit i ka munguar kafeja. E ka marrë malli në një farë mënyre për shijen e saj dhe prandaj sapo vjen filxhani ju e ndjeni menjëherë aromën e saj që ju kujton sa ju pëlqen kafeja.
E pra, kafedashës, shijojeni kafen më të bukur të javës! /Telegrafi/