Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se për këtë subjekt politik taksa është çështje e mbyllur dhe duhet vazhduar tutje me masat ndaj Serbisë.
Kadaj-Bujupi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se AAK që nga fillimi nuk ka tentuar të merr merita për taksën, madje sipas saj ata që kanë thënë se kanë dhënë ide për taksën janë përgëzuar nga AAK.
“Kemi thënë se taksa është vendim i mirë dhe i duhur dhe si i tillë ai vendim do të mbetet në fuqi. Pra, për neve taksa është çështje e mbyllur. Do të vazhdojmë të ecim tutje. Personalisht mendoj se duhet të kalojmë në një reciprocitet të plotë me Serbinë”.
Deputetja e AAK-së ka thënë vetëm me këso lloj masash Serbia do të reflektojë karshi të kaluarës dhe veprimeve të veta ndaj Kosovës.
“Serbia edhe pas taksës nuk ka reflektuar si duhet dhe vazhdon të mbajë diskursin e njëjtë me Kosovën. Prandaj ne do të vazhdojmë me taksën dhe do të shkojmë tutje…Vetëm kështu mund të tregojmë se jemi shtet sovran dhe i pavarur që mbron interesat e qytetarëve të vet”, tha ajo, përcjell Telegrafi.
Sipas Donika Kadaj-Bujupit me vendosjen e taksës përfituan të gjithë, përfshirë qytetarët e bizneset.
“Jemi të gatshëm të ballafaqohemi me çfarëdo pasoje eventuale, por siç kemi parë deri më tani të gjithë kanë përfituar me këtë taksë. Kanë përfituar bizneset, qytetarët e Kosovës por edhe vendet fqinje që janë vende mike dhe njohin Kosovën”.
“Mund të konstatoj se nga kjo taksë kemi pasur vetëm të mira si shtet”, ka shtuar më tej Donika Kadaj-Bukupi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Për disa ditë nuk ishte vërejtur nga fqinjët, një person u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!