Site icon Telegrafi

A ka më enigmë për eliminimin e Azem Hajdarit? E bija: Vrasja ishte politke

Sot bëhen 25 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit.  Azem Hajdari u vra me armë zjarri jashtë godinës së selisë blu, më 12 shtator 1998. Deputeti dhe ish-udhëheqës i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990 që përmbysi regjimin komunist në Shqipëri, u ekzekutua në moshën 35-vjeçare.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike dhe e bija e Azem Hajdarit foli në një intervistë për Euronews Albania 24 vite pas vdekjes së të atit.

Rudina Hajdari, vajza e Heroit të Demokracisë tha se nëse Azem Hajdari do ishte gjallë sot gjërat në PD do ishin shumë ndryshe.

Sipas saj, Azem Hajdari do kishte një rol përbashkues në PD ndërsa do të ishte potencial për drejtimin e partisë.

Ajo tha se ka kaluar shumë kohë dhe tashmë duan t’i fashisin konfliktet.

“Vrasja ishte politike”, deklaroi ajo.

“Azem Hajdari ka qenë një njeri shumë parimor, shumë i fortë dhe shumë guximtar në mënyrën se si ai luftonte për idealet dhe parimet e tij. Kjo më ka frymëzuar si një politikane e re, si e bija e tij, por edhe në ambientin që jemi sot në politikën shqiptare ku mendoj se figura e tij dhe vepra e tij sa vjen e bëhet dhe më e dobishme për t’u parë si pikë referuese sepse janë shumë pak të tillë në arenën politike,” – u shpreh Hajdari.

Azem Hajdari ishte udhëheqës i Lëvizjes Studentore të dhjetorit 1990, që çoi në përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri dhe vendosjen e pluralizmit politik. Ai ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike të Shqipërisë, partia e parë opozitare, dhe Kryetar i Komisionit Nismëtar të kësaj partie.

Azem Hajdari ishte deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë që nga viti 1991 e deri sa u vra në shtator të vitit 1998.

Exit mobile version