Banori i Big Brother, Joz Marku, ka thyer një nga kutitë e emergjencës dhe këtë herë çelësin.
Me këtë rast ai mori një avantazh për të kaluar 24 orë në një dhomë luksoze, gjersa duhet të zgjedh edhe dikë tjetër.
Ai zgjodhi Loredana Bratin, me të cilën po ashtu ka krijuar edhe një romancë këtu brenda.

“Ti fitove të drejtën për të kaluar 24 orë në një dhomë luksoze në një ambient privat dhe tërësisht i izoluar nga banorët e tjerë”, thuhet në njoftim.
“Zgjedh një banor tjetër për të ndarë eksperiencën si pasojë natën pasuese do të detyrohesh të flesh jashtë në oborr në kushte të vështira pavarësisht motit dhe të përdorësh vetëm tualetin e jashtëm”, thuhet më tej.
Jozi iu gëzua kësaj dhe natyrisht që suita ishte e mrekullueshme, e përkryer në çdo detaj.
Pritet të shihet se si do të jetë nata e çiftit larg konkurrentëve të tjerë të këtij formati. /Telegrafi/