Vetëm katër-pesë muaj më parë, pothuajse nuk paramendohej se drejtoreshë për marrëdhënie me publikun në Federatën Shqiptare të Futbollit do të bëhej një vajzë, do të tingëllonte si një përrallë. Por, realiteti erdhi dhe është, pikërisht, znj.Jona Dërvishi, e cila i theu paragjykimet dhe më plot sukses po e kryen punën e vet.
Jona, ka vetëm 27 vjet dhe duket me zemër dhe më shpirt të madh sa një det. Ajo që e karakterizon është pasioni, egoja, seriozteti dhe sinqeriteti i pakufishëm, mu sikur deti Jon, që s’dihet ku nis, dhe ku mbaron…
Rrëzëllitëse, e qetë, e gjërë, e kthjellët si qielli dhe e bukur si dielli, Miss zëdhënësja e FSHF, Jona Dërvishi, ndonëse është shumë e angazhuar, ajo nuk hezitoi t’i përgjigjet ftesës sonë, për këtë intervistë, e cila na duket e veçantë dhe interesante, shikuar nga shumë kënde.
Bisedoi: Shaqir Foniqi
Mund të them se të qenmit gazetar, është një profesion i rrallë dhe them me gojën plot, se (për mua), është profesioni më i bukur dhe më i dashur, në botë. Në këtë profesion, fatin duhet ta kesh aleat (ditë e natë) dhe kjo u dëshmua, katërcipërisht edhe në këtë rast. Pra, e deshti që më bukuroshën tonë, Jona, të flasim për tema e tema, pa dilema, pa ekuivoke, pa dorëza, por me një akribi dhe besnikëri e sinqeritet deri në realitet. Pra, kush është drejtoresha e FSHF-së, Jona Dërvishi, mësoni, më shumë, sikurse mësova unë, në intervistën ekskluzive, vetëm për ne.
Znj. Jona, së pari dëshirojmë të dijmë diçka më shumë nga ju. Kush është Jona Dërvish, nga është, çka keni mbaruar dhe cila ka qenë rruga juaj (mbase, jo gjithherë) e shtruar me lule?
Unë, jam një vajzë 27 vjeçare, që si gjithë bashkëmoshataret, kam ëndrrat, objektivat dhe parimet e mia. Origjina ime, nga ana e babait është prej tre brezash Tiranase, rrënjët e të parëve të mi shkojnë deri në Mat, ndërsa nga nëna origjinën e kam nga Vlora, kështu që i përmbledh Veri, Jug e Shqipëri e mesme bashkë, ndaj dhe jam krenare për rrënjet e mia, sepse përfaqësojnë të gjitha copëzat e Shqipërisë sonë të bukur. Por, në fakt kam edhe një stërgjyshe turke, e cila zgjodhi të martohej me stërgjyshin tim, Matian, e të jetojë në Tiranë, më pas J.
Ka vetëm katër-pesë muaj, që jeni emëruar, zgjedhur në postin e drejtoreshës për marrëdhënie me publikun. Madje, jeni përzgjedhur në një konkurrencë shumë të madhe, por ju ia dolët! (E bukura i mund të gjitha…). Sigurisht cilësitë tua i sfiduan paragjykimet eventuale të deritanishme, apo jo, znj.Jo
Është klishe kjo çështja e bukurisë sime, por bukuria është dhuratë nga Zoti, nuk është merita jonë, por e krijuesit ose e natyrës, (sipas preferencës së lexuesve). Ndaj, nuk është se e shoh si një trampolinë, apo virtyt, sepse fundja pamja e jashtme është thjeshtë, fasada. Karakteri, puna, dhe sjellja janë meritë e jona dhe mendoj se njerëzit duhet të gjykohen nga këto veti dhe aspak nga pamja e jashtme, sepse për gjërat që s’jemi përgjegjës, s’mund të mbajmë përgjegjësi. Në FSHF, nuk jam e vetmja femër, aty ka edhe shumë vajza e gra të tjera, të cilat kanë vite që punojnë më përkushtim e devotshmëri dhe gjithashtu janë shumë sharmante.
Si u pritët në mjedisin e ri, duket se jeni ambientuar shumë shpejtë dhe puna e egoja jote ka dhënë shumë suksese?
Nuk është thjesht meritë e imja që jam ambientuar kaq shpejt, por mbi të gjitha e kolegëve të mi, të cilët më kanë pritur mirë dhe gjithnjë më kanë ndihmuar për t’ia dalur, mbanë. Ndaj, gjej dhe rastin t’i përshëndes e t’i falënderoj!
Pra, shpejt jeni ambientuar dhe e dini saktë çka kërkoni nga vetja juaj, të cilën e manifestoni në punë, gjithnjë në të mirë të futbollit tonë kombëtar (elitar)?
Të gjithë ne stafi i FSHF-së punojmë me dëshirë e përkushtim në të mirë të futbollit tonë. Është kënaqësi e pamatshme të punosh derisa të lodhësh dhe të shohësh punën tënde të realizohet , kur shqiponjat kuq E zi triumfojnë në fushë!
Ekipi i kombëtarës sonë, viteve të fundit, po dëshmon se është një ekipë e konsoliduar dhe me perspektivë. Hetohet një homogjenitet dhe një respekt. Keni shpresa se kombëtarja jonë do ta ,prek’ Kampionatin e futbollit, Franca 2016?
Unë, shpresoj shumë se do të jemi pjesë e kampionatit, është ëndrra ime, e jona t’i shohim shqiponjat tona tek fluturojnë në atë qiell. Ekipi kombëtar, ashtu si e thatë dhe ju, tashmë është një ekip i konsoliduar, që përballet dënjësisht më me të fortit. Djemtë tanë po luajnë me shpirt, me disiplinë, taktikë dhe me teknikë të lartë, kjo falë punës së të gjithëve, instruksioneve të trajnerit dhe, patjetër fal dhe talentit të tyre.
Fitorja e reprezentacionit tonë (1:0) ndaj Francës në ‘Elbasan Arena, ndonëse ishte miqësore, nxori në sipërfaqe një lojë tepër të mirë dhe cilësore? Duket se angazhimi është në nivelin më të madh, sepse, po luhet, në stilin, një për të gjithë, të gjithë, për një’?
Fitorja me Francën ishte një dëshmi, se sa shumë është rritur ekipi ynë kombëtar, se sa i fortë është bërë dhe sa e ka rritur nivelin e tij. Duke amalgamuar më së miri vetitë dhe karakteristikat më të mira individuale në shërbim të skuadrës dhe objektivit të përbashkët, është arritur të maksimizohet efikasiteti i lojës, por dhe të dalin më mirë në pah cilësitë e lojtarëve. Franca është një ekip me traditë të madhe, duke pas qenë dhe kampione e Evropës dhe e botës, ndaj nuk është asnjëherë kollaj të shënosh në portën fraceze dhe akoma më pak e kollaj të mos lejosh asnjë gol në portën shqiptare! Një bravo të merituar për Kombëtarën tonë!
Ç’farë përspektive i parashihni ekipit tonë në të ardhmen, në garat ndërkombëtare?
Dua të të përgjigjem me fjalët e trajnerit tonë, De Biasi në konferencën për shtyp, pasi kishim mundur ekipin Armen. Ai, u shpreh se, nëse luajmë me teknikë, pa sugjestionim dhe duke fluturar ulët, atëherë shanset do të jenë gjithnjë e më të forta për të triumfuar dhe për të fituar. Të qenmit më këmbë në tokë, na bën të jemi më të kthjellët për të arritur objektivat tona. Ndaj, nëse punojmë sa më shumë dhe pa mëndjemadhësi, si brenda fushës, ashtu edhe jashtë saj, atëherë patjetër që do t’i arrijmë edhe nivelet më të larta.
Ju, jeni një mbështetëse e flakët, e zjarrët e kombëtarës dhe kjo jep për të treguar se aty, nuk keni shkuar (vetëm) për të sigurar një vend pune, por pse spotin (futbollin) e dashuroni, apo jo?
Në përgjithësi më pëlqen arti, kultura, sporti. Mendoj se në thelb përfshihen në të njëjtën bashkësi. Për mua, detyra ime e tanishme nuk është vetëm një vend pune, është bërë pjesë e jetës sime, pjesë e vetës sime! Emocionet që marr, duke parë kombëtarën të luaj, janë të papërshkrueshme, dhe sigurisht që doza e emocioneve është shtuar që nga moment, që kam filluar të punojë në FSHF dhe të merrem direkt me ndeshjet, sepse në që punojmë këtu, suksesin e kombëtarës sigurisht e identifikojmë me suksesin e punës sonë.
Kombi ynë jashtë, aktualisht mund të mburret (vetëm) për sukseset në kulturë dhe në sport. Madje, thuhet se kombet nuk shuhen për shkak të politikave, por për shkak të kulturave dhe, përsa i përket kulturës, dhe artit, duke përfshirë edhe sportin, duket se nuk jemi edhe aq keq, por çka duhet bërë që ai të jetë edhe më në nivel?
Gjaku i arbërit ka treguar që është me nivele të larta, në të gjitha fushat që ju përmendet. Një vend i vogël si Shqipëria (dhe në këtë rast po i përfshij dhe trevat shqipfolëse) është gjë e veçantë sa njerëz më vlera ka nxjerr, që kanë korrur sukses nëpër botë, në shumë fusha të ndryshme. Njerëz të letrave, artit, akademikë etj, kanë arritur majat dhe kanë dal nga një tokë, e cila, jo gjithmonë ju ka shtrirë një dorë, që t’i ndihmojë, por ata gjithnjë ja kanë dalë mbanë, sepse kanë pasur guxim, zgjuarësi, dhe talent.
Sa është i zhvilluar futboli i femrave në Shqipëri?
Tri vitët e punës, që nga krijimi, pretendojmë për një punë të mirë, si FSHF, si në lidhje me strukturat, ndërtimin, organizimin dhe rezultatet që ka pasur ky ekip. Janë skuadër e re, është risi, ndaj e do kohën e vet. Ka marrë pjesë në kompeticione, me një paraqitje dinjitoze. Së shpejti fillon edhe kampionati moshave, si dhe ngritja e U17. Gjithsesi, fal punës së shkëlqyer dhe talentit të trajnerit Altin Rraklli, ne urojmë që futbolli i femrave, të shkojë, gjithnjë e më shumë drejt progresit.
Jeni plot shpresë dhe vetëbesim, sepse shpresa dhe vetëbesimi janë më të fortë se sa frika, por, sikurse thuhet, pak shpresë është diçka efektive, kurse shumë shpresë është diçka e ‘rrezikshme’?
Vetëbesimin e kam marrë, ndofta nga origjina e rrënjëve të familjes sime nga Vlora, ndërsa shpresën e kam nga pjesa veriore, e kur këto shkrihen së bashku, atëherë ndihemi më të fortë se kurrë! Nuk mendoj se të shpresosh është e rrezikshme, për aq kohë sa shpresa nuk kthehet në dëlir. Unë shpresoj për gjëra, të cilat mund të arrihen, e për momentin shpresa ime fluturon drejt kampionatit Europian.
Ju, duket se jeni vajzë e sfidave dhe nuk e pranoni jetën në ‘kornizë’, sepse gjithmonë jeni në hulumtim të vetëvetës dhe të shpresës?
Ka gjithnjë një limit, ka gjithnjë një kufi në jetë, ndaj duam apo jo, vjen gjithnjë momenti i analizës. Unë mendoj se nuk është e domosdoshme të dalësh jashtë kornizave për t’u bërë interesante, por të zgjerosh telajon e jetës tënde për ta bërë atë më të larmishme, me interesante dhe më të bukur. Sfidat i pranoj gjithnjë për aq kohë sa janë brenda normave. Unë i di normat dhe qëllimet e mia në jetë, ndaj punoj e jetoj për to.
Besoj se jeta do të thotë shumë më shumë, se sa të dukesh e bukur. E keni në plan ta gjeni se çfarë është?
Jeta është një udhëtim me destinacion, por destinacioni nuk duhet të jetë qëllimi i vetëm. Kur t’i hypim stacionit të fundit, ne të gjithë do të kthejmë kokën pas e do të shohim, se si ka shkuar tërë ky udhëtim, ç’farë kemi bërë mirë e ç’farë kemi bërë keq! Unë shpresoj shumë që kur të vij ajo ditë, të kthej kokën pas e të buzëqesh, duke shpresuar se do lë pas vepra të mira, pa asnjë pëndim e pishman.
Si e kuptoni ju jetën? Si një shaka serioze, si një sfidë dhe më shumë paradokse, apo si një parajsë në tokë?
Parajsë nuk ka në tokë, parajsa është oborri i krijuesit tonë dhe vetëm ai e ka çelsin për të na mirëpritur, apo për të na lënë pas portës. Uroj të bëj aq të mira në këtë jetë, sa të jem, një ditë e mirëpritura e tij. Jeta nuk është kurrë një shaka! Mjer ai që e jeton, atë si të tillë. Madje, jeta është më e komplikuar, më serioze dhe më kuptimplote, se sa që e mendojmë më t’u ballafaquar me të.
A jeni e lumtur dhe si e kuptoni ju, lumturinë. Dua të them a ekziston ajo, sepse sikur kam lexuar diku: ‘Mos u frigoni nga lumturia, sepse ajo nuk ekziston’?
Lumturia për mua është të jesh pranë njerëzve që do, e t’i shohësh ata shëndosh e mirë e të realizuar. Lumturia është relative. Dikush e sheh lumturinë në bazë te materiales, disa e shohin nga ana shpirtërore. Unë mendoj se lumturi është të shohësh edhe vendin tënd që dita-ditës zbukurohet e begatohet.
Ju jeni një trëndafil i (pa)hapur dhe, meqë po bisedojmë me ju, pothuajse për gjithçka, atëherë më lejoni t’iu pyes edhe për diçka. Jeni ithtare e thënies, “dëshirojmë të jetojmë nga lumturia e njëri-tjetrit, por jo edhe nga mjerimi i njëri-tjetrit”?
Në përgjithësi jam njeri altruist. Por, patjetër që tek çdo altruist ka një dozë egoizmi. Unë e di, që për njerëzit që dua dhe i respektoj do të bëja gjithçka që të mund t’i dhuroja sa më shumë lumturi, nëse do mundësha. Një nga shprehjet që më pëlqen më shumë është; ‘Nëse nuk mundësh të bësh mirë, të paktën, mos bëj keq’!
A, ka menezi (xhelozi), apo, tashmë paragjykimet janë thyer?
Xhelozia është ndjenjë njerëzore dhe do jetojë së bashku me njerëzimin, ashtu siç lindi së bashku më të, por nuk ndihem aspak e kërcënuar nga xhelozia. Në ambientet ku jetoj e punoj nuk rrethohem nga xhelozia, por nga mirëkuptimi, ndaj jam me fat.
Jeni një fytyrë rrëzëllitëse. Ju, pra sikur jeni imazhi kombëtarës sonë, në botë?
Ju falënderoj, qoftë kjo rreze bukuria e shpirtit dhe punës sime. Sa për imazhin e kombëtarës më tepër, se sa unë, mendoj se imazhi është FSHF. Një staf i madh, së bashku me mua, që punojnë pas kuintave dhe nuk shfaqen kurrë, ata janë imazhi i vërtetë, ndërsa unë, thjeshtë, jam përzgjedhur për t’i përcjell këto.
Keni ndonjë pasion tjetër, në jetë?
Njerëzit pa pasione janë të vdekur, nga brenda. Pasioni mban qenien njerëzore gjallë, unë jam një pasionante e letërsisë (Kadaresë, kryesisht), e muzikës operistike, si dhe e filmave të vjetër shqiptarë, të cilët i quaj perla të papërsëritshme.
I adhuroni udhëtimet?
I shijoj dhe më pëlqen të udhëtoj, sepse më bëjnë të jem gjithnjë në përballje me kultura të ndryshme.
Po, cila është shija juaj në muzikë, letërsi, veshje, ushqim…
Në muzikë jam të klasikja, por ama kaloj në ektremitet, kur dëgjoj dhe rock alternativë. Më pëlqen t’i dëgjoj, në varësi të gjendjes emocionale, herë kaloj të italianët, Celentano, De Gregori, Cocciante etj. Herë të U2, Queen e patjetër të këngët shqiptare, ku vlen të përmendën dy bilbilat dhe krenaritë e Shqiptarëve: Vaçe Zela dhe Nexhmije Pagarusha. Për ushqim, jam 100% ballkanase, ndërsa në letërsi jam një mix, që shkon nga lindja në përëndim. Fundja, shkollën e mesme e kam mbaruar në liceun Italian, ndërsa të lartën, gjuhën dhe kulturën turke.
Si duket një ditë juaja?
Një ditë e imja nis më një falënderim Zotit, më mëngjesin e shijshëm, që më përgatit mamaja ime dhe më këshillat e tim eti, për të qenë gjithnjë më këmbë në tokë, e duke më uruar ditë të mbarë. Më pas, iki për punë, ku gjëja e parë që bëj është, të shoh shtypin dhe të informohëm rreth ngjarjeve sportive, por jo vetëm! Pas orarit zyrtar, dal e konsumoj një kafe me miqtë e mi, ose shkoj nëpër aktivitete të ndryshme, sepse më pëlqejnë shumë, sidomos ato kulturore. Jam shumë e lidhur me artin dhe jam një adhuruese e Salvador Dalit. Para së të shkoj të fle, më pëlqen të më zërë gjumi, duke parë ndonjë emision ose nën shfletimin e librave, sepse ai është dhe miku më i mirë që kurrë nuk të zhgënjen.
Cili është stili juaj i jetës (Jeta është stili, stili është vet, jeta?
Bëj jetë të qetë, nuk frekuentoj shumë klubet e natës. Do preferoja, më mirë një darkë të qetë me miq, se sa një dëfrim pubeve e diskove, pa destinacion. Patjetër që i frekuentoj edhe këto të fundit, sepse është në vazhdën e jetës rinore, por preferencat janë, siç i përmenda pak me sipër.
Cila është stina më e bukur për ju?
Vjeshta, stina e poetëve dhe romantikëve.
Po të mos jetonit në Tiranë, cili qytet (tjetër) do t’iu joshte më shumë?
Më pëlqen të jetoj aty ku krijuesi vëndosi për mua. Të ardhmes nuk i dihet kurrë (jeta është enigma, fati është i fshehtë v.j), ndaj njeriu duhet të jetë i gatshëm të përballet më çdo sfidë…
Çka çmoni tek njeriu dhe çka jo?
Çmoj besnikërinë dhe përbuz hipokrizinë.
Keni qenë ndonjëherë në Kosovë, ku keni shumë adhurues, madje shumë, duke filluar nga unë?
Ju falënderoj për fjalët e mira, por mendoj se po më beni dhe pakëz qejfin me xhentilesë. Patjetër që kam qenë shpesh në Kosovën e bukur. Si mund të quhem shqiptare, nëse nuk kam parë Kosovën?! Kosova është krahu tjetër i shqiponjës, të dyja bashkë, e plotësojnë.
Dhe, fare në fund, si do ta mbyllnit ju këtë intervistë, paksa nxitimthi dhe kalimthi?
Do e mbyllja me përshtypjet më të mira dhe më kënaqësinë që mora, teksa përgjigjësha. Përshëndes, veçanërisht shqiptarët e Kosovës dhe të të gjitha trojeve shqipfolëse, sepse edhepse larg, janë gjithnjë pranë Kombëtarës sonë, më shpirt dhe më zemër!
Faleminderit znj.Jona (jonë) e futbollit?
Ju falënderoj edhe unë shumë, ju uroj punë të mbarë e sa më shumë kreativitet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Këngëtarja Dawn Richard akuzon P Diddy: Ai më abuzoi për vite me radhë dhe më kërcënoi se do të më vriste
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë