Joao Felix pësoi lëndim të shtunën në barazimin 1-1 të Atletico Madridit ndaj Valencias në Wanda Metropolitano.

Ylli portugez ndrydhi kyçin e këmbës  në përballjen e vështirë në kuadër të La Liga-së, andaj do të mungojë deri në tri javë.


Atletico Madridi ka konfirmuar se 19-vjeçari do të jetë jashtë fushe për tri javë, ndërsa do t’i humbë disa ndeshje të rëndësishme.

GettyImages 1182077024 Joao Felix (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Felix do t’i humbet ndeshjet në ligën spanjolle dhe në Ligën e Kampionëve nga lëndimi i pësuar.

Portugezi do të mungojë në ndeshjen e parë ndaj Bayer Leverkusenit në garën më të madhe për klube në Evropë.

i

Në La Liga nuk do të luajë ndaj Athletic Bilbaos, Alaves  dhe Sevillës.

Sidoqoftë, ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen kthyese ndaj Bayer Leverkusenit dhe ndaj Espanyolit në ligë. /Telegrafi/

telegrafi sport app