Site icon Telegrafi

Jeta e re e Fran Meridës, talentit të Barçës që synonte të ishte pasardhësi i Fabregas në Arsenal

Fran Merida, i cili ishte xhevahiri i ekipit të të rinjve të FC Barcelona dhe i pagëzuar si trashëgimtari i Cesc Fabregas në Arsenal, ka nënshkruar për Club Deportivo Lugo që luan në Ligën e Tretë të Spanjës.

Mesfushori 33-vjeçar vjen nga Tianjin Jinmen Tiger, një klub kinez ku ka luajtur dy vitet e fundit pas largimit nga Espanyol.

Fran Merida, i lindur me 1900 në Barcelona, ka nënshkruar për këtë sezon, plus sezon tjetër, për skuadrën e drejtuar nga Paulo Alves.

“Është një mundësi për të cilën jam mirënjohës, vij nga një përvojë në Kinë dhe kam vlerësuar gjëra të qarta. Klubi më ka dhënë shumë lehtësira dhe jam shumë i emocionuar, doja shumë të kthehesha në Spanjë”, deklaroi ai pas prezantimit.

Merida theksoi se ai vjen në Anxo Carro me “ambicien e tij të paprekur” dhe “për të ndihmuar shokët dhe që skuadra të bëjë mirë, gjë që është e vetmja gjë e rëndësishme”.

Karriera e në futboll: 11 ekipe në 13 vjet

Fran Merida ishte një nga xhevahirët më të mëdhenj të akademisë së të rinjve të FC Barcelona, ​​së cilës iu bashkua në moshën 8-vjeçare dhe prej së cilës u largua në vitin 2005 në moshën 15-vjeçare për të nënshkruar për Arsenalin e Arsene Wengerit, duke ndjekur gjurmët e Cesc Fabregas.

Ai bëri debutimin e tij me Arsenalin më 25 shtator 2007 kundër Newcastle United, megjithëse Topçinjtë përfunduan duke huazuar talentin e ri katalanas te Real Sociedad atë sezon.

Arsenali rinovoi kontratën me Fran Merida deri në vitin 2010, derisa ai nënshkroi për Atletico Madrid për katër sezone.

Pas një përvoje dyvjeçare në Vicente Calderon, futbollisti spanjoll luajti për Sporting de Braga (2011), Hercules (2012/13), Atletico Paranaense (2013/14), Huesca (2015/16), Osasuna (2016/20) dhe Espanyol (2020/22).

Në fund, Merida luajti në Kinë te  Tianjin Jinmen Tiger (2022/24). /Telegrafi/

Exit mobile version