LAJMI I FUNDIT:

Jeff Bezos është bërë më i pasur për 13,5 miliardë dollarë, për vetëm 15 minuta

Jeff Bezos është bërë më i pasur për 13,5 miliardë dollarë, për vetëm 15 minuta

Pasuria e Drejtorit të Përgjithshëm të “Amazon”, Jeff Bezos është rritur me 13,5 miliardë dollarë në vetëm 15 minuta, sipas të dhënave të Bloomberg.

Aksionet e kompanisë “Amazon” u rritën rreth 12% në 2.100 dollarë gjatë shitjeve të orëve të mbrëmjes të së enjtes.

Pjesa më e madhe e pasurisë së 56-vjeçarit vjen nga pronësia e tij, përafërsisht 12% të aksioneve në Amazon.


Për vetëm një orë, Elon Musk fitoi 2.3 miliardë dollarë nga Tesla
Lexo po ashtu Për vetëm një orë, Elon Musk fitoi 2.3 miliardë dollarë nga Tesla

Rritja e vlerës së aksioneve të tij do ta çonte vlerën e tij aktuale në rreth 129 miliardë dollarë, duke qëndruar kështu “komod” si më i pasuri në botë, para themeluesit të Microsoft, Bill Gates.

Ndryshe, të dy kanë “shkëmbyer” vendin e personit më të pasur në botë gjatë vitit të kaluar.

Siç theksohet, edhe tremujori i fundit i Amazon ka qenë i fuqishëm dhe kjo u nxit nga shitjet rekord të pushimeve.

Amazon ka investuar shumë në logjistikë, pasi premtoi vitin e kaluar se do ta bënte transportin njëditor normal për anëtarët e Amazon, në vend se transportin dy-ditor që ka ofruar prej kohësh.

Vetëm në tremujorin e katërt, kompania planifikoi të shpenzojë 1.5 miliard dollarë për iniciativën. /Telegrafi/