LAJMI I FUNDIT:

​Jashari kërkon nga institucionet që të sigurojnë tregun për produktet e qumështit

​Jashari kërkon nga institucionet që të sigurojnë tregun për produktet e qumështit

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka takuar një delegacion të përpunuesve dhe grumbulluesve të qumështit, të cilëve iu ka ofruar mbështetje dhe njëkohësisht ka kërkuar nga institucionet tona që të punojnë̈ seriozisht në sigurimin e tregut për produktet e qumështit.

Jashari ka thënë se pas homazheve që kanë bërë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, kanë biseduar rreth sfidave që ka kjo kategori ekonomike, në sigurimin e tregut për produktet e tyre.

“Në emër të komunës së Skenderajt, i ofrova mbështetjen time, ashtu siç i kemi përkrahur deri me tani, në veçanti gjatë shpërndarjes së pakove ushqimore për familjet në nevojë, me ç’rast në pako ushqimore kemi përfshirë edhe produkte ushqimore, duke bërë kështu që produktet ushqimore të fermerëve tonë të mos mbesin pa u shitur”.


“Njëkohësisht kërkoj nga institucionet tona që të punojnë seriozisht në sigurimin e tregut për produktet e qumështit. Delegacioni në fjalë ka vizituar edhe dy pika grumbulluese të qumështit në qytetin tonë, atë të Naser Bajraktarit dhe Mentor Miftari, të cilët i inkurajuam që të vazhdojnë me punën e tyre pavarësisht sfidave që kanë”, ka shkruar ai në Facebook.

&nbs

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori