Telegrafi

Japoni – Spanjë, formacionet zyrtare: Dy skuadrat me gjasa për të kaluar tutje

Japonia dhe Spanja do të përballen në xhiron e tretë të fazës së grupeve në Kampionatin Botëror, me dy skuadrat që kanë gjasa për të kaluar tutje.

Japonezët kanë tri pikë nga dy ndeshjet e para, ku morë një fitore nga Gjermania, ndërsa pastaj dështuan ndaj Kosta Rikës.

Në anën tjetër Spanja ka katër pikë, pasi fitoi përballjen e parë bindshëm ndaj Kosta Rikës, për të barazuara pastaj me Gjermaninë.

Japonezët luajnë në sulm me Daizen Maeda, ndërsa do të përkrahet nga mesfushorët sulmues si Tanaka, Kamada dhe Kubo.

Në anën tjetër Spanja do të luajë në sulm me treshen Nico Williams, Alvaro Morata dhe Dani Olmo.


Japonia: Gonda; Taniguchi, Yoshida, Itakura, Nagatomo; Morita, Ito; Tanaka, Kamada, Kubo; Maeda

Spanja: Unai Simón; Azpilicueta, Rodri, Pau Torres, Balde; Gavi, Busquets, Pedri; Nico Williams, Morata, Dani Olmo.


/Telegrafi/