LAJMI I FUNDIT:

Përse duhet të punoni shumë edhe nëse e urreni punën aktuale

Përse duhet të punoni shumë edhe nëse e urreni punën aktuale

Kur veçse nuk keni më vullnet ta kryeni punën tuaj, është shumë lehtë të hiqni dorë dhe të mos përpiqeni më

Mirëpo, zakonisht është në favorin tuaj nëse vazhdoni të bëni punë të mirë, edhe atëherë kur nuk dëshironi më të punoni.

Autorja e pavarur Kat Boogard, tregon se përse ia vlen ta bëni këtë gjë, transmeton Telegrafi.


Siç thotë ajo, nëse iu bie vullneti plotësisht, ju vetëm sa do të shtoni karburant në zjarrin e shkaktuar. Prandaj, përpiquni ta kaloni këtë sfidë dhe të bëni punë me kualitet të lartë.

Nuk është e thëne t’ju pëlqej puna juaj, mirëpo puna e mirë padyshim që jua ngrit disponimin dhe jua rrit vetëbesimin.

Plus, veç këtyre, të paktën mund të shkoni çdo natë në shtëpi dhe të ndjeheni mirë për punën që e keni bërë atë ditë.

iStock

Çështja është që nëse nuk e dëshironi më punën tuaj për shkak se shefi nuk e vlerëson punën tuaj, atëherë duke mos bërë punë të mirë vetëm sa do ta fuqizoni mendimin e tij, dhe rrjedhimisht do të përfundoni duke e urryer më shumë punën tuaj.

Sidoqoftë, nëse bëni punë të mirë, siç thotë Boogard, do ta rritni vetëbesimin, dhe vetëbesimi do t’ju duhet, pasi që do t’ju motivoj të kërkoni punë më të mirë, apo edhe mund t’i rregulloni problemet në punën aktuale.

Mbi të gjitha, mos harroni që çdo punë e kryeni për veten, jo për vendin e punës! /Telegrafi/