LAJMI I FUNDIT:

Ja kush i demoloi veturat e Komunës së Mitrovicës (Dokument)

Ja kush i demoloi veturat e Komunës së Mitrovicës (Dokument)

Automjetet e Komunës së Mitrovicës janë demoluar nga pesë persona, të cilët kanë qenë të punësuar në parkingun e komunës.

Dëmtimin e veturave e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Në polici janë shoqëruar katër persona, të cilët dyshohet se e kanë kryer sulmin”, ka thënë Zahiti.


“Ju njoftojmë se drejtoria e Prokurimit ka lidhur kontratë me shoqatën e OVL të UÇK-së dega në Mitrovicë, prej vitit 2012 dhe e kemi vazhduar për çdo vit, siç ka ndodhur edhe sivjet me datën 1.1.2016. Kontrata ka qenë e vazhduar, mirëpo ne kemi qenë të obliguar ta shkëpusim njëanshëm këtë kontratë, duke u bazuar në nenin 5 të kontratës, pas rekomandimit të auditorit gjeneral, i cili ka theksuar që kjo kontratë me këtë njoftim shkëputet njëanshëm prej 1.6.2016. Mirëpo, Drejtoria për Administratë dhe kryetari i komunës janë dakorduar që punëtorëve të cilët kanë punuar deri më tash, për sigurimin e autoparkut, të ju mundësohet përmes kompanisë fituese që të themelojnë marrëdhënie punë dhe të vazhdojnë të punojnë, pasi që kanë edhe përvojën e punës”, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim të komunës së Mitrovicës për Veriu.info.

Në dokument mund të shihet edhe vërejtja e auditorit.

Ndryshe, veteranët të cilët kanë punuar në atë parking kanë marrë rroga prej 200 euro, ani pse nëse mbesin pa punë do t’i merrnin 170 euro nga qeveria në formë pensioni, gjë që ka lënë shumë dilema pse kanë punuar. /Veriu.info/

dokumenti

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori