LAJMI I FUNDIT:

BE-ja ende pa marrëveshje për Planin e Rimëkëmbjes, negociatat vazhdojnë edhe sot

BE-ja ende pa marrëveshje për Planin e Rimëkëmbjes, negociatat vazhdojnë edhe sot

Drejtuesit e Bashkimit Evropian dështuan edhe të dielën të arrijnë një marrëveshje mbi një Paketë të Rimëkëmbjes Ekonomike. Negociatat pritet të vazhdojnë të hënën.

Samiti, i cili ka filluar më 17 korrik, ishte planifikuar të zgjasë dy ditë, por në mungesë të një marrëveshjeje, liderët e BE-së janë pajtuar t’i zgjasin bisedimet.

Kryesuesi i samitit, Charles Michel, u tha 27 udhëheqësve të BE-së se më shumë se 600 mijë njerëz kanë vdekur si rezultat i Coronavirusit në të gjithë botën, dhe se ishte përgjegjësia e tyre të qëndrojnë së bashku në këtë kohë të krizës.


“Shpresa ime është që ne të arrijmë një marrëveshje dhe që lajmi nesër të jetë se BE-ja e ka realizuar misionin”, tha presidenti i Këshillit Evropian.

Në takimin e 18 korrikut, tensionet u rritën kur kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron u larguan nga mbledhja, së bashku me katër shtete të pasura, me qëllim që të gjenin kompromis mbi kufizimet që duhen vendoset për grantet dhe për kriteret ndaj shteteve që do të marrin grante për të tejkaluar krizën ekonomike që është shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Merkel dhe Macron: Ka ende shpresë për një marrëveshje për Fondin e Rimëkëmbjes Ekonomike
Lexo po ashtu Merkel dhe Macron: Ka ende shpresë për një marrëveshje për Fondin e Rimëkëmbjes Ekonomike

Çështja kryesore është se sa pjesë të fondit të rikuperimit do të shpërndahen si grante dhe sa si kredi. Plani i Rimëkëmbjes, i cili mbështetet nga Franca dhe Gjermania, aktualisht parasheh 500 miliardë euro grante dhe subvencione dhe 250 miliardë euro kredi.

Shtetet me më shumë kursime, si Austria, Suedia, Danimarka dhe Finlanda, duan kontroll mbi mënyrën e shpërndarjes së parave. Shtetet e jugut, si Italia dhe Spanja, thonë se një gjë e tillë do ta bllokonte procesin.

Banka Qendrore Evropiane ka parashikuar tashmë rënie prej 8.7% të ekonomisë së Eurozonës këtë vit, për shkak të pandemisë.

Udhëheqësit po përpiqen gjithashtu të përcaktojnë një buxhet të BE-së për vitet 2021-2027 në shumën 1 trilion euro. /REL/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”

Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”

Ekonomi
Shkolla e notit STEP Sports Center vjen me zbritje 20 dhe 30% për Black Friday

Shkolla e notit STEP Sports Center vjen me zbritje 20 dhe 30% për Black Friday

Ekonomi
Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!

Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!

Ekonomi
Telegrafi Jobs: Vendi ku fillon suksesi juaj

Telegrafi Jobs: Vendi ku fillon suksesi juaj

Ekonomi
Suksesi në rrota - PEUGEOT E-5008 shpallet vetura më e mirë familjare në 2024!

Suksesi në rrota - PEUGEOT E-5008 shpallet vetura më e mirë familjare në 2024!

Ekonomi
Çmimet e grurit dhe vajit në tregjet ndërkombëtare bien, por jo edhe edhe në Kosovë - Murati dhe Bajrami me akuza të ndërsjella

Çmimet e grurit dhe vajit në tregjet ndërkombëtare bien, por jo edhe edhe në Kosovë - Murati dhe Bajrami me akuza të ndërsjella

Ekonomi
Kalo në kategori