Një zyrtar kufitar, i ka vizatuar një penis dhe i ka shkruar “Rroftë Palestina”, një izraeliti në pasaportë, raporton The Independent.
Në pasaportën e burrit me emrin Tal Y’aakobi, shihet penisi i vizatuar krah fjalëve “Viva Palestina”, që përkthehet “Rroftë Palestina”.
25 vjeçari nga Izraeli, ka thënë se e ka marrë pasaportën ashtu të vizatuar nga një zyrtar kufitar në Kili, kur ai po kalonte kufirin për në Argjentinë.
“Që në momentin e parë, burri në kufi ishte armiqësor me mua dhe më pas ma hodhi pasaportën në fytyrë, Më pas më ndaloi për një orë e gjysmë në kufi, pa më dhënë arsye”.
“Ky akt i tiji, nuk arsyetohet me faktin që unë jam një hebre”, ka thënë Y’aakobi për Independent, transmeton Klan Kosova.
Yaakobi ka thënë se nuk e ka parë se çka ai zyrtar i kishte vizatuar deri pas pesë ditësh, dhe ka thënë se nuk do të ngre ndonjë padi kundër tij.
Pasi është kthyer në Izrael, atij i është dashur të porosisë një pasaportë të re e cila i ka kushtuar rreth 231 euro.