Izraeli së fundmi tha se u përpoq të vriste Mohammed Deif, liderin në hije të krahut ushtarak të Hamasit, i cili prej kohësh kryeson listën e më të kërkuarve të vendit.
Bëhet e ditur se sulmi u zhvillua në një zonë humanitare të shpallur nga Izraeli në Gazën jugore, duke vrarë të paktën 71 palestinezë dhe duke plagosur afro 300 të tjerë, sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se “ende nuk ishte absolutisht e sigurt” nëse Deif dhe një objektiv tjetër i sulmit, Rafa Salama, u vranë.
Këtu është një vështrim më i afërt i udhëheqësit të pakapshëm ushtarak të Hamasit dhe çfarë mund të nënkuptojë vdekja e tij për trajektoren e luftës.
Kush është Mohammed Deif?
Deif ishte ndër themeluesit e krahut ushtarak të Hamasit, Brigadave Qassam, në vitet 1990 dhe ka udhëhequr njësinë për më shumë se 20 vjet.
Izraeli e ka identifikuar atë dhe liderin e Hamasit në Gaza, Yahya Sinwar, si arkitektët kryesorë të sulmit të 7 tetorit që vrau rreth 1,200 njerëz në jug të Izraelit dhe shkaktoi luftën Izrael-Hamas.
Për vite me radhë, Deif ka kryesuar listën e më të kërkuarve të Izraelit, shkruan AP, përcjell Telegrafi.
Ai besohet të jetë i paralizuar pasi i mbijetoi tentativave të shumta izraelite për vrasje.
Deif nuk është parë në publik prej vitesh dhe vetëm disa foto të tij ekzistojnë në internet.
Në mëngjesin e 7 tetorit, Hamasi lëshoi një regjistrim të rrallë zanor të Deifit duke njoftuar operacionin “Përmbytja e Al Aksa”.
Siç raportohet, Deif lindi në kampin e refugjatëve të qytetit jugor të Gazës, Khan Younis, në fillim të viteve 1960 dhe besohej se i ishte bashkuar Hamasit menjëherë pas formimit të grupit palestinez islamik në fund të viteve 1980.
Në vitin 1989, gjatë kulmit të intifadës ose kryengritjes së parë palestineze, Deif u arrestua nga Izraeli, por më vonë u lirua.
Ai u gradua në krye të Brigadave Qassam në 2002 pasi paraardhësi i tij u vra nga Izraeli.
Ai mendohet të ketë ndihmuar në zgjerimin e labirintit të tuneleve të Hamasit që shtrihen poshtë Gazës dhe është përgjegjës nga Izraeli për komplotimin e sulmeve që vranë shumë civilë izraelitë, duke përfshirë bomba vetëvrasëse.
Deif është aq i pakapshëm saqë edhe pamja dhe mirëqenia e tij janë pika spekulimi: Disa raporte të mediave thonë se ai ka përdorur një karrige me rrota për vite pas lëndimeve që ka marrë gjatë atentateve të kaluara, ndërsa të tjerë raportojnë se ai është në gjendje të ecë pa ndihmë.
Emri i tij, Deif, do të thotë “mysafir” në arabisht, një atribut që supozohet se pasqyron prirjen e tij për të ndryshuar vendndodhjen shpesh për t’u fshehur nga Izraeli.
Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale njoftoi në maj se ai po kërkonte arrestimin e Deif dhe Sinwar dhe liderit suprem të mërguar të Hamasit, Ismail Haniyeh.
Prokurori, Karim Khan, tha se ai po kërkon gjithashtu arrestimin e Netanyahut dhe ministrit izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant.
Çfarë do të thotë vrasja e Deif për luftën dhe negociatat?
Vrasja e Deif do të shënonte vrasjen e profilit më të lartë të çdo lideri të Hamasit nga Izraeli që nga fillimi i luftës, duke nënkuptuar një fitore të madhe për Izraelin dhe një goditje të thellë psikologjike për grupin militant.
Në një konferencë shtypi Netanyahu tha se të gjithë udhëheqësit e Hamasit janë “të shënuar për vdekje”.
Ai tha se rritja e presionit mbi grupin duke vrarë liderët e tij do ta afronte Hamasin drejt pranimit të një marrëveshjeje armëpushimi.
Vrasja e Deif mund të ndihmojë gjithashtu për ta shtyrë Netanyahun më afër një marrëveshjeje armëpushimi.
Udhëheqësi izraelit ka thënë se nuk do ta përfundojë luftën derisa Izraeli të arrijë qëllimet e tij të luftës, të cilat përfshijnë shkatërrimin e aftësive ushtarake të Hamasit.
Por, vrasja e Deifit gjithashtu mund të çojë në rrëmujë bisedimet e vazhdueshme të armëpushimit, të cilat duket se kanë bërë përparim paraprak gjatë javëve të fundit, dhe ka të ngjarë të zgjerojë hendekun midis delegacioneve të Hamasit dhe Izraelit në Kajro.
“Për izraelitët, kjo mund t’u japë atyre narrativën e fitores që ata e kanë ndjekur me dëshpërim për nëntë muaj”, tha Khaled el-Gindy, analist i specializuar në çështjet palestineze në Institutin e Lindjes së Mesme me qendër në Uashington.
Por, el-Gindy beson se kjo do të forcojë edhe pozicionin e Hamasit.
“Pranimi i një armëpushimi në atë kontekst do të dukej si një dorëzim”, tha ai. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës
Armëpushim në Gaza, por jo në Bregun Perëndimor – forcat izraelite sulmuan qytetin e Jeninit, ka edhe të vdekur
Kryeministri malazez nuk ka qenë në inaugurimin e Trumpit, por e ka uruar me një këngë – merr kritika nga qytetarët
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë
Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë
Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës
Kryeministri malazez nuk ka qenë në inaugurimin e Trumpit, por e ka uruar me një këngë - merr kritika nga qytetarët
Armëpushim në Gaza, por jo në Bregun Perëndimor - forcat izraelite sulmuan qytetin e Jeninit, ka edhe të vdekur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!