Site icon Telegrafi

IVF – Metodat e reproduksionit të asistuar

Ass. dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër
tel. 045 725 72

Sot, trajtimi bëhet varësisht nga gjendja dhe nevojat e pacientes. Këto procedura kombinohen me barna me qëllim që të rritet përqindja e suksesit. Mesatarisht një nga pesë çifte ka sukses dhe do të ketë fëmijë pas aplikimit të teknikave të reproduksioni të ndihmuar.

Këto procedura janë invazive dhe të shtrenjta. Ndonëse në shumicën e rasteve nuk ka efekte të dëmshme, disa teknika shoqërohen me rrezik të shtuar për defekte të lindjes, krahasuar me disa metoda tjera. Për këtë arsye është e domosdoshme që të kontrolloheni shpesh te gjinekologu juaj.

Problemi më i madh lidhur me procedurat e koncepcionit të asistuar është shtatzënia multiple (me më shumë se një fryt). Edhe pse juve ju duket një ngjarje e mrekullueshme që të keni një shtatzëni me binjakë ose me trinjakë, janë disa rreziqe që shoqërojnë shtatzënitë multiple.

Shumica e mjekëve përdorimin e procedurave të reproduksioni të asistuar I ruajnë si “armë” të fundit për t’i ndihmuar gruas që të mbetet shtatzënë.

Shkurtimisht, këto janë metodat e koncepcionit të asistuar:

• Inseminimi intrauterin (Intrauterine insemination – IUI): është një mjekim kur sperma futet direkt në mitrën e gruas, në kohën kur ajo ka ovulacionin.

• In vitro fertilizimi (IVF): në këtë mjekim, merren qelizat vezë nga vezoret dhe bashkohen me spermatozoidet e burrit, gjithmonë në kushte laboratorike. Në këtë mënyrë krijohen embrionet të cilat pastaj transplantohen në mitrën tuaj.

• Transferi i gameteve në tubat e mitrës (Gamete intrafallopian transfer – GIFT): merren qelizat vezë dhe përzihen në laborator me spermën e burrit tuaj. Pastaj ato barten në tubat e mitrës. Fertilizimi (bashkimi I qelizës vezë me spermatozoidin) ndodhë në mitrën tuaj dhe embrioni implantohet në mënyrë natyrale.

• Injektimi i spermatozoidit në citoplazmën e qelizës vezë (Intracytoplasmic sperm injection – ICSI ): një spermatozoid I vetëm në kushte laboratorike injektohet direkt në një qelizë vezë. Embrioni I cili krijohet transplantohet në mitrën tuaj.

• Spermatozoidet e donuara shfrytëzohen në rastet kur burri ka numër të vogël të spermatozoideve ose kur nuk ka fare. Në këtë rast sperma e donorit (dhuruesit) shfrytëzohet për inseminim intrauterin (IUI).

• Qelizat vezë ose embrionet e donuara shfrytëzohen nëse gruaja nuk mund të mbetet shtatzënë për shkak të defekteve në vezore. Qeliza vezë nga donorja (dhuruesja) përzihet me spermën e burrit dhe embrioni implantohet në mitër. E njëjta procedurë bëhet edhe embrionin e dhuruar. /Telegrafi/

 

Exit mobile version