Please enter at least 3 characters.

Ivanovi në vizitë pune në Jordan, merr pjesë në Forumin botëror ekonomik

2017/01/Ivanof-foto-kualitet.jpg

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, sot do të udhëtojë për vizitë pune në Jordan pasi është pjesëmarrës në Forumin botëror ekonomik për Lindjen e Afërt dhe Afrikën e Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga kabineti i Ivanovit, ai të do të merr pjesë në sesionin plenarë të hapjes solemne të forumit dhe në sesionin me temë "Mbrojtja e emigrantëve: përgjegjësia jonë morale".

Në kuadër të kësaj vizite Ivanov do të realizojë takime dypalëshe me mbretin e Mbretërisë së Jordanit, Abdullah II, si dhe takime tjera me pjesëmarrësit në forum./Telegrafi/