Ivanov, Ahmeti e Zaev urojnë kryetarin e ri francez, Emmanuel Macron

Krerë politik të vendit kanë uruar kryetarin e ri të Francës, Emmanuel Macron, për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale kundër kandidates Marie Le Pen, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në emër të qytetarëve të Maqedonisë, Macron është uruar nga kryetari Gjorge Ivanov, duke theksuar synimet për përforcimin e marrëdhënieve miqësore dypalëshe.
“Më paraqet nder dhe kënaqësi të veçantë, në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe në emrin tim personal, T’ju dërgoj urime të përzemërta me rastin e zgjedhjes Tuaj për president të Francës, me dëshira për kryerjen me sukses të këtij funksioni me përgjegjësi në dobi të prosperitetit dhe mirëqenies të popullit miqësor francez. Fuqimisht jam i bindur se vizioni Juaj modern dhe karakteri koheziv do të paraqesin garanci për progres të mëtejshëm të përgjithshëm të Republikës së Francës”, thuhet në urimin e Ivanovit.
Presidenti Ivanov e thekson edhe përcaktimin e fuqishëm të Republikës së Maqedonisë për përforcim të mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore, thellimin e dialogut politik me Republikën e Francës dhe intensifikimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët.
Zoran Zaev, lider i LSDM-së shprehet se respekton dëshirat për demokraci dhe Evropë të bashkuar, që sipas tij, është e ardhmja edhe e Maqedonisë.
”I vlerësojmë dhe përshëndetim zotimet që i përqafoni për liri dhe demokraci në një Evropë të Bashkuar, që është kurajo shtesë për vendet kandidate të BE-së, siç është edhe Maqedonia”, thekson Zaevi.
Ali Ahmeti, lider i BDI-së ka uruar kryetarin e ri të Francës, Emmanuel Macron, duke shprehur se përshëndetin vendimin e popullit francez për zgjedhje të qartë të vlerave evropiane.
”Duke mirëpritur me kënaqësi zgjedhjen Tuaj në postin President i Republikës franceze, më lejoni që në emrin tim dhe të të gjithë ne pranë Bashkimit Demokratik për Integrim, t’Ju shpreh urimet më të përzemërta Juve dhe popullit francez për zgjedhjen e qartë për vlerat evropiane.
Integrimi euro-atlantik mbetet alternativa e vetme për Maqedoninë dhe shpreh bindjen e plotë , se Ju do të kontribuoni në forcimin e perspektivës evropiane për të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Përëndimor.
Duke shprehur edhe një herë urimet e mia për Ju dhe vendin tuaj, Ju lutem pranoni zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë”, uron Ahmeti./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit