LAJMI I FUNDIT:

ISW: Ofensiva e madhe ruse do të përfundojë në prill dhe nuk do të jetë e suksesshme

ISW: Ofensiva e madhe ruse do të përfundojë në prill dhe nuk do të jetë e suksesshme

Presidenti rus, Vladimir Putin mund të ketë mbivlerësuar edhe një herë aftësitë e ushtrisë së vetë ruse.

Ofensiva e madhe e forcave ruse në lindje të Ukrainës do të përfundojë para kohe dhe nuk do të jetë efektive, sipas analistëve në Institutin për Studimin e Luftës (ISW).

“Putini mund të ketë mbivlerësuar përsëri aftësitë ushtrisë së vetë. ISW nuk pa asnjë dëshmi se forcat ruse kishin rifituar fuqinë e mjaftueshme luftarake për të mposhtur forcat ukrainase në Ukrainën lindore dhe para muajit mars të futin nën kontroll mbi 11300 kilometra katror, siç pretendohet të ketë urdhëruar Putini”, thekson ISW.


Lavrov lë të kuptojë se Rusia synon pushtimin e Moldavisë
Lexo po ashtu Lavrov lë të kuptojë se Rusia synon pushtimin e Moldavisë

Sipas vlerësimeve paraprake të ISW-së, një ofensivë e madhe ruse para prillit të 2023 ka të ngjarë të kulmojë para kohe gjatë sezonit të shirave të pranverës së prillit përpara se të arrin efekte të rëndësishme operacionale.

“Kulmi i forcave ruse më pas mund të krijojë kushte të favorshme për forcat ukrainase që të përdorin kundërofensiven e tyre në fund të pranverës ose verës së vitit 2023 pas përfshirjes së tankeve perëndimore”, thuhet në raportin e ISW.

Andrii Cherniak, një përfaqësues i shërbimeve të inteligjencës mbrojtëse të Ukrainës, ka deklaruar ditë më parë se Putini kishte urdhëruar ushtrinë ruse të pushtonte të gjitha zonat e Donetskut dhe Luhanskut deri në mars të 2023. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Astronomët zbulojnë

Astronomët zbulojnë "çelësin" që na ndihmon të kërkojmë për jetë në planete tjera

Botë
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Kalo në kategori