Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit nga Gjykata Speciale, ku tashmë janë konfirmuar aktakuzat për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ismaili ka thënë se sot, mbi 20 vjet pas luftës, djemtë e lirisë po kthehen për të mbrojtur edhe një herë luftës e drejtë çlirimtare të popullit të Kosovës, transmeton Telegrafi.
“Lirinë dhe shtetin e kemi fituar falë qëndresës së popullit dhe luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, fatkeqësisht beteja për shtetin dhe historinë tonë ende nuk ka përfunduar. Në këtë betejë të re na takon të gjithëve që ta mbrojmë historinë dhe ta forcojmë të ardhmen. Kadri Veseli, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e Sali Mustafa me krenari do të rikonfirmojnë se lufta e tyre për liri ishte e drejtë. Populli i Kosovës me krenari do të tregojë që liria ka emër dhe se UÇK është emri i saj”, ka shkruar Ismaili në Facebook.
Për më shumë, postimi i plotë:
“Pas goditjeve të rënda që morëm, ishte jashtëzakonisht e vështirë të shkruaja për zhvillimet e këtyre ditëve. Por, krenaria – ndjenja që frymëzoi grupin e çlirimtarëve në rrugën e lirisë – është më e fortë se gjithçka tjetër.
Në ditën që udhëtoi për në Hagë, pas përshëndetjes me familjen, Kryetari Veseli erdhi në zyrat e PDK-së që të përshëndetet edhe me ne. I buzëqeshur, si gjithëmonë, na dha kurajo. Ishte kokëlartë e i vendosur, sikur atëherë kur si një djalë i ri la studimet për t’i rrokur armët kundër Serbisë dhe regjimit gjenocidal të Millosheviqit.
Një jetë të tërë me qëllime të qarta, ideale të larta dhe plot kuptim. Një rrugëtim i vështirë, por për të mision i domosdoshëm, për përmbushjen e amanetit të mijëra shqiptarëve të vrarë për liri.
Kadri Veseli ishte një djalë i ri kur nisi luftën, por ëndrra për liri ishte e vjetër me shekuj. Kjo ëndërr shekullore i dha fuqi që së bashku me Hashim Thaçin e shumë shokë të tjerë të themelojnë forcën ushtarake më të suksesshme në historinë e Kosovës – Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Të gjithë që kemi pasur fatin të bashkëpunojmë dhe t’i mbështesim Hashim Thaçin e Kadri Veselin në rrugëtimin e tyre politik, në shpalljen e pavarësisë, në forcimin e shtetit dhe krijimin e ushtrisë, sot ndihemi krenarë dhe të fortë përballë kësaj beteje. Krenarë që drejtuesit e UÇK-së jetësuan amanetin e dëshmorëve për liri dhe pavarësi.
Sot, mbi 20 vjet pas luftës, djemtë tanë të lirisë po kthehen për ta mbrojtur edhe një herë luftën e drejtë çlirimtare të popullit të Kosovës. Kjo tregon për sfidat e mëdha që i kemi si shtet dhe si komb. Tentimi për ta njollosur projektin madhështor dhe historik të çlirimit të Kosovës është tentim për ta njollosur vuajtjen tonë kolektive si shqiptarë. A mund të paramendohen Isa Boletini e Hasan Prishtina në një gjyq që gjykon përpjekjet e tyre për liri?
Lirinë dhe shtetin e kemi fituar falë qëndresës së popullit dhe luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, fatkeqësisht beteja për shtetin dhe historinë tonë ende nuk ka përfunduar. Në këtë betejë të re na takon të gjithëve që ta mbrojmë historinë dhe ta forcojmë të ardhmen. Kadri Veseli, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e Sali Mustafa me krenari do të rikonfirmojnë se lufta e tyre për liri ishte e drejtë. Populli i Kosovës me krenari do të tregojë që liria ka emër dhe se UÇK është emri i saj”, ka thënë ai.
Ndryshe, Gjykata Speciale gjatë javës së kaluar ka konfirmuar aktakuzat për katër ish-pjesëtarët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.
Ndërsa, Thaçi dhe Krasniqi janë paraqitur para Dhomave të Specializuara në Hagë ditën e hënë, që të dy u vetëdeklaruan të pafajshëm për akuzat që i rëndon Specialja./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë