Site icon Telegrafi

“Isha afër vdekjes, nuk mbaj mend asgjë” – ylli i Ligës Premier poston foton e parë pas përplasjes së tmerrshme me makinë

Ylli anglez i West Ham, Michail Antonio ka publikuar foton e parë që nga aksidenti automobilistik që pësoi në dhjetor 2024. 

34-vjeçari u dërgua në spital me një këmbë të thyer, pasi mezi u tërhoq nga rrënojat e Ferrarit të tij jashtëzakonisht të vlefshëm. 

Ai mbeti i bllokuar në makinë për më shumë se 45 minuta dhe pranoi se kishte frikë për jetën e tij, me përplasjen e makinës që ndodhi pasi ai goditi një pemë teksa kthehej në shtëpi nga stërvitja në Epping Forest. 

Antonio kujton se moti ishte me erë dhe shi dhe se ishte lëshuar një paralajmërim për stuhinë Darragh. 

“Kur policia më gjeti, isha midis dy ndenjëseve. Nuk isha në vendin e shoferit”. 

“Ata thanë se dukej sikur po përpiqesha të ngjitesha nga dritarja, por duke qenë se këmba më ishte thyer, nuk munda ta bëja për shkak të dhimbjes”, tregon Antonio. 

Sulmuesi u dërgua me urgjencë në spital dhe u lirua 24 ditë pas aksidentit. Kur u pyet nëse i kujtohej ndonjë gjë nga aksidenti, Antonio tha ‘asgjë’. 

“Është e çuditshme, sepse gjatë gjithë rrugës më thoshin se isha zgjuar dhe se po flisja me të gjithë – policinë, njerëzit dhe personin që më gjeti”. 

Lexo po ashtu Fjalët e para të Michail Antonios pas aksidentit të frikshëm zbulohen nga dëshmitari që pa gjithçka

“E kuptova se isha afër vdekjes. Pashë fotot, por personalisht isha dhjetë herë më keq. Makina ishte një rrëmujë e plotë, ishte shumë e vështirë për mua”, nënvizoi anglezi.  

Burime pranë lojtarit bënë të ditur se ai ishte me fat që i mbijetoi aksidentit duke pasur parasysh gjendjen e Ferrarit të tij dhe shtuan se ai nuk do të mund të luajë më këtë sezon. 

Fillimisht mendohej se rikuperimi do të zgjaste deri në 12 muaj, por raportohet se ai do t’i rikthehet stërvitjeve individuale muajin e ardhshëm. 

Kontrata e tij me West Ham skadon në verën e vitit 2025 dhe ende nuk është marrë një vendim për të ardhmen e tij. /Telegrafi/  

Exit mobile version