Jeanloup Sieff ishte fotograf francez, por që u rrit nga prindërit polakë.
Ai është i famshëm për portretet e politikanëve, artistëve të famshëm, peizazheve, si dhe natyrës së qetë.
Punimet përmbanin kryesisht ngjyrën e zezë dhe të bardhë, ku mund të shihet tek modelet me famë botërore.
Disa imazhe të tilla i ka realizuar edhe me modelen dhe këngëtaren italiane, ish-Zonjën e parë të Francës, Carla Bruni-Sarkozy.
Kjo e fundit e ka kujtuar të ndjerin në ditëlindjen e 84-t përmes një mesazhi të shoqëruar me një imazh nudo
“Sot, ne festojmë jetën dhe trashëgiminë e një fotografi të mrekullueshëm, i cili ka realizuar konceptet e tija me ndjeshmëri dhe liri të plotë. Lakuriqësia kurrë nuk është kapur në mënyrë kaq poetike sa që i ka përngjarë realitetit. Urime ditëlindjen, Jeanloup Sieff”, ka shkruar në llogarinë personale në Instagram, Sarkozy.
Ndryshe, 49-vjeçarja muaj më parë i është rikthyer modës duke sfiluar për Donatella Versacen në Milano. /Telegrafi/