Site icon Telegrafi

Ish-trajneri i Unitedit kthehet në Ligën Premier

Sunderlandi është në bisedime me menaxherin David Moyes për ta zëvendësuar Sam Allardyce, i cili pritet të konfirmohet si trajner i Anglisë, raporton Sky Sports.

Allardyce është kandidati kryesor për zëvendësimin e të larguarit Roy Hodgson dhe emërimi i tij mund zyrtarizohet deri në fund të kësaj jave, pas takimeve që ka pasur anglezi me Federatën e Futbollit të Anglisë.

Sunderlandi ka shprehur frustrimin lidhur me lajmet se Allardyce është emëruar përzgjedhës i Anglisë, por së fundmi ka kthyer vëmendjen në gjetjen e pasardhësit të tij, transmeton Koha.net.

Ish-menaxheri i Manchester Unitedit dhe Real Sociedadit pritet të zyrtarizohet menjëherë pas emërimit të Allardyce si përzgjedhës i Anglisë.

Exit mobile version