Site icon Telegrafi

Ish-ministrja e Jashtme shqiptare: Kosova nuk ka nevojë për “Dejton”, është njohur nga 115 shtete

Ish-zëvendësministrja e Jashtme e Shqipërisë, Edith Harxhi, ka reaguar lidhur me mundësinë e organizimit të një konference ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë.

Harxhi ka thënë se Kosova s’ka nevojë për një Dejton të ri.

Ajo ka shkruar se Kosova është shtet i pavarur që është njohur nga 115 shtete të botës dhe se pavarësia është vulosur nga GJND-ja.

“Kosova nuk ka nevojë për Dejton. Kosova është shtet sovran i njohur nga 115 shtete të botës dhe pavarësia e saj është njohur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Kosova ka nevojë për burrë shteti dhe mbështetje nga SHBA dhe BE”, ka shkruar Harxhi.

Në vitin 1995 në bazën ushtarake Wright-Patterson në qytezën Dejton, në shtetin federal amerikan Ohajo, u nënshkrua Marrëveshja Kornizë e Përgjithshme për Paqen në Bosnjë e Hercegovinë, e njohur si Marrëveshja e Paqes e Dejtonit.

Me këtë dokument zyrtarisht iu dha fund pothuajse luftës 4-vjeçare ndërsa Bosnjë e Hercegovina u definua si një shtet i tre popujve konstituiv dhe të tjerëve dhe dy entiteteve – Federata e BeH dhe Republika Sërpska.

 

Exit mobile version