Nga kërkesa e madhe e konsumatorëve, IPKO pothuajse ka konsumuar kapacitetet me numrat 049. Kësisoj kompania ka hapur linja të reja të numrave në 043
Përdoruesve të rinj u mundësohet ta rezervojnë numrin e tyre të preferuar në IPKO në:
Numra nga 043 500 000 deri në 043 599 999; dhe
Numra nga 043 600 000 deri në 043 699 999
IPKO i mirëpret përdoruesit të rinj të këtyre linjave me 100 minuta kombëtarë dhe 1GB internet në mobil, dhuratë
IPKO është rritur me shpejtësi të madhe për vite me radhë, e bashkë me të edhe kërkesa për numrat 049. Mu për shkak të kësaj shkalle të lartë të kërkesës, IPKO sot ka njoftuar se ka hapur spektrin më të ri të numrave në numeracionin 0435xxxxx dhe 0436xxxxx.
“Jemi shumë të lumtur që po hapim kapacitete të reja dhe që u urojmë mirëseardhje konsumatorëve të rinj në operatorin më të avancuar të telefonisë mobile në Kosovë, i cili është i njohur për mbulueshmërinë më të gjerë dhe kualitetin më të lartë në shërbimet e internetit në mobil 3G dhe 4G. Në duam t’ua bëjmë të lehtë t’i bashkohen IPKO-së dhe t’i përdorin produktet, shërbimet, ofertat dhe teknologjitë që ne i ofrojmë të gjithë atyre që dëshirojnë të vijnë në IPKO”, ka thënë Robert Erzin, Drejtori Ekzekutiv i IPKO-së.
Klientët mund ta rezervojnë numrin e njëjtë 043 në IPKO përmes numrit të tyre ekzistues nga operatori tjetër. E tëra që klienti duhet të bëjë është ta shkruajë emrin dhe mbiemrin dhe ta dërgojë me SMS në numrin 043500500.
Numrat e rezervuar mund të merren në të gjitha dyqanet e IPKO-së brenda 14 ditësh pasi të jetë bërë rezervimi. Numrat e kësaj linje mund të blehen vetëm pasi që të njëjtit të jenë rezervuar.
Numrat e rinj 0435 dhe 0436 përmbajnë edhe benefite mirëseardhjeje për përdoruesit e rinj të IPKO-së. Më blerjen e numrit, përdoruesi merr edhe 100 minuta bisedë drejt të gjithë operatorëve në Kosovë, si dhe 1 GB internet 4G. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2
Sa fiton në një sekondë Musk: Vetëm te Tesla shuma është magjepsëse

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë