LAJMI I FUNDIT:

Integrimi ekonomik i viseve shqiptare

Integrimi ekonomik i viseve shqiptare

Procesi i integrimit ndërshqiptarë është një proces i natyrshëm dhe në këtë drejtim rol të rëndësishëm ka integrimi ekonomik. Bashkëpunimet në lëmin e ekonomisë dhe energjetikës kanë nisur të marrin formën e plotë të integrimeve, përmes krijimit të politikave të përbashkëta.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave i Republikës së Kosovës, Ahmet Shala, tha se në frymën lëvizjeve të reja të zgjerimit të BE-së, bashkëpunimet rajonale janë të arsyetueshme dhe të dobishme.

“Shqipëri-Kosovë, konsideroj se është një platformë e mirë për bashkëpunim regjional. Autostrada energjetike, përkatësisht rrjeti 400 volt që lidh Shqipërinë dhe vendin tonë me regjionin është një iniciativë mjaft e mirë. Pastaj janë marrëveshjet e tregtisë së lirë, marrëveshjet në fushën e energjisë, në sektorin e telekomunikacionit, të gjitha këto janë të rëndësishme për të gjithë regjionin dhe duhet të bëjmë që këto të fuqizohen në nivele të barabarta”, ka theksuar ministri Shala.

Ndërkaq ministri i Ekonomisë i Republikës së Maqedonisë, Fatmir Besimi, tha se integrimi ekonomik brenda viseve shqiptare është duke ndodhur, dhe ajo sipas tij me një tempo të përshpejtuar.


Në anën tjetër, eksperti i ekonomisë, Lumir Abdixhiku, vlerëson se përpjekjet për integrim ekonomik shqiptarë janë mjaft simbolike dhe shpeshherë të paplanifikuara.

Gentian Sala, nga nisma “Blej shqip”, tha se nga të dhënat e organeve tatimore të Shqipërisë, thuhet se kanë rritje të shitjeve të produkteve vendase dhe ulje të produkteve të importuara. /Lajm/Telegrafi/