LAJMI I FUNDIT:

Inflacioni në Gjermani arrin në rreth 8 për qind, më i larti që nga vitet 1970-ta

Inflacioni në Gjermani arrin në rreth 8 për qind, më i larti që nga vitet 1970-ta

Në maj çmimet e konsumit në Gjermani janë rritur aq shumë sa nga fillimi i viteve 1970.

Gjatë këtij muaji mallrat dhe shërbimet në Gjermani kushtonin mesatarisht 7.9 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas njoftimeve të Entit Federal të Statistikave në muajin prill niveli i inflacionit ishte ende 7.4 për qind. Kaq i lartë inflacioni kishte qenë për herë të fundit në dimrin e vitit 1973/1974, kur çmimet e naftës u rritën ndjeshëm si rezultat i krizës së parë të naftës.


“Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, sidomos çmimet e energjisë janë rritur ndjeshëm dhe kanë një ndikim të rëndësishëm ndaj shkallës së lartë të inflacionit”, thonë statisticienët.

Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar çmimet e energjisë në maj u rritën me 38.3 për qind. Po ashtu edhe çmimet e ushqimeve u rritën me rreth 11.1 për qind. Përveç kësaj për shkak të pandemisë COVID-19 ka pengesa edhe në dërgimin e mallrave për shkak të ndërprerjes së zinxhirëve të furnizimit, gjë që i bën shumë mallra të tjera më të shtrenjta. /Deutsche Welle/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Një përkushtim i ri - Konsullata e Kosovës në Cyrih, shërbime cilësore konsullore, urë lidhëse e mergatës në Zvicër

Një përkushtim i ri - Konsullata e Kosovës në Cyrih, shërbime cilësore konsullore, urë lidhëse e mergatës në Zvicër

Ekonomi
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?

Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?

Ekonomi
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024

Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024

Ekonomi
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!

Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!

Ekonomi
Si po transformon Tiani Residence standardet e banimit në qytetin historik

Si po transformon Tiani Residence standardet e banimit në qytetin historik

Ekonomi
Parku i erës në Bajgorë, projekti më i madh i energjisë së ripërtërishme në Kosovë

Parku i erës në Bajgorë, projekti më i madh i energjisë së ripërtërishme në Kosovë

Ekonomi
Kalo në kategori