LAJMI I FUNDIT:

Infektologia që e kontrolloi pacientin me coronavirus, në vetizolim prej 14 ditësh

Infektologia që e kontrolloi pacientin me coronavirus, në vetizolim prej 14 ditësh

Infektologia Selvete Shurdhani, u.d. shefe e repartit të Infektivës në Spitalin Regjional të Gjilanit, është doktoresha që e kontrolloi pacientin e Vitisë, i cili me dyshime të bazuara u nis në Prishtinë, ku edhe rezultoi pozitiv.

Ajo dhe krejt stafi i ndërrimit të natës kritike që kujdestatuan në Qendrën Emergjente repartin e Emergjencës, i janë nënshtruar vetizolimit prej 14 ditësh, sepse rregullat shkencore e thonë kështu.

Doktoresha Selvete Shurdhani, tregon se është mirë dhe nuk ka shenja të infeksionit.


“Sot është dita e tretë që jam në vetizolim. Jam mirë dhe deri tani nuk kam shenja për infeksion. Por, me ligj të sëmundjeve ngjitëse, i tërë personeli shëndetësor që kontakton me pacientin e sëmurë, duhet të vendosen në karantine deri në ditën 14-të të inkubacionit”, thotë infektologia Shurdhani, për mediafokus.

Specialistja e sëmundjeve infektive sqaron se inkubacioni është koha prej momentit kur hyn virusi në organizëm deri në shfaqjen e simptomave.

“Nuk domethënë gjithsesi që çdo kontakt me pacientin e merr COVID-19, por ligji i sëmundjeve infektive e thotë kështu dhe duhet të respektohet. Pra, duhet të pritet 14 ditë për konstatim të saktë”, ka thënë Selvete Shurdhani.

Ajo një ditë para se të ballafaqohej me pacientin, i cili rezultoi me coronavirus, e shfaqi brengën për rrezikun e infektimit nga pacientët.

“Jemi në rrezik permanent per t’u infektuar nga pacientët e sëmurë. Tani, a do të ketë kush brengosen për stafin mjekësor e veçanërisht për infektologët dhe teknikët që punojnë në Klinikën Infektive dhe në repartet infektive në rajon”, ka thënë ajo.

Tash e tri ditë, u.d. shefja e Klinikës Infektive të Spitalit Regjional të Gjilanit, po qëndron e mbyllur në shtëpinë e saj.

Arsyeja pse ka vendosur të flasë publikisht që është në vetizolim, është për t’iu treguar qytetarëve COVID – 19 nuk është hajgare, por duhet të merret seriozisht në zbatimin e rekomandimeve dhe rregullave në mënyrë strikte.

Tash e tutje, të gjitha rastet me simptoma të sëmundjeve infektive kontrollohen në Repartin Infektiv të Spitalit Regjional, që është vlerësuar se është rruga më e shkurtër e pengimit të infeksionit.

Në trend Lajme

Më shumë
Presidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit

Presidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit

Drejtësi
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave

Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave

Lajme
Çfarë janë myshqet në zorrë, çka ndikon në rritjen e tyre dhe cilat simptoma i japin?

Çfarë janë myshqet në zorrë, çka ndikon në rritjen e tyre dhe cilat simptoma i japin?

Shëndetësi
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë

Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë

Lajme
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura

Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura

Lajme
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra

Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra

Lajme
Kalo në kategori