LAJMI I FUNDIT:

“Indiana Jones” fiton 56 milionë dollarë për dy ditë

“Indiana Jones” fiton 56 milionë dollarë për dy ditë

Ndoshta mund të jetë i dalë jashtë mode, por Indiana Jones ende është një ndër filmat më të shikuar në botë. Seria e fundit e kompanisë “Paramount” "Indiana Jones and the Kingdom of the Crystal Skull", në të cilën luan aktori me famë botërore Harrison Ford, ka fituar 56 milionë dollarë në dy ditët e para të shfaqjes se tij.

Të enjten filmi ka fituar 25 milionë dollarë me debutimin e tij, përderisa të premten ai e ka shtuar buxhetin e tij edhe për 31 milionë.

“Ky ende është një numër solid, dhe kjo nuk mund të vihet në dyshim. Fakti se fitimet janë rritur në ditën e dytë është një shenje e mirë”, ka thënë zëdhënësi i “Box Office”.

“Kjo është një shumë e mjaftueshme për ta mposhtur ‘Pirates’, i cili ishte i pari në javën që e lamë pas”, ka thënë zëdhënësi.