Këto imazhe satelitore ilustrojnë se sa shumë ka ndikuar lufta e Rusisë në infrastrukturën në Ukrainë.
Më lart, derisa pjesët përreth të Evropës dhe Rusisë janë të ndriçuara, pjesa më e madhe e Ukrainës është në errësirë.
Dhe më poshtë, një imazh i përbërë nga NASA tregon rrjetin e Ukrainës të ndezur përpara se Rusia të fillonte pushtimin, dhe sa shumë ka ndryshuar deri në këtë muaj, transmeton Telegrafi.
Aktualisht, në Kiev, rreth 50 për qind e klientëve kanë mbetur pa energji elektrike në temperatura të ulëta, sipas autoriteteve ukrainase.
OKB vlerëson gjithashtu se më shumë se 7.2 milionë refugjatë ukrainas janë regjistruar në të gjithë Evropën, ndërsa më shumë se 6.9 milionë janë zhvendosur brenda vendit. /Telegrafi/