Afro 200 imazhe nga një prej fotografëve të parë të historisë, William Henry Fox Talbot, do të dalin në shitje në Nju-Jork në muajin e ardhshëm, duke iu ofruar koleksionistëve një vështrim të rrallë në Britaninë e hershme viktoriane.

Sipas shtëpisë së ankandeve Sotheby’s, e cila po merret me shitjen, koleksioni është padyshim pjesa më e rëndësishme e fotografive të shekullit XIX që kanë dalë në treg.


Imazhet përshkruajnë skena të brendshme dhe të jashtme, që mbulojnë arkitekturën dhe jetën e përditshme në vitet 1840.

Talbot, një shkencëtar dhe shpikës anglez, gjithashtu shkrepi portrete të ndryshme të anëtarëve të familjes dhe miqve, ndërsa eksperimentoi me teknologjinë e tij pioniere të kamerës.

Ofruar në ankand si një pjesë e vetme, koleksioni përfshin mbi 70 fotografi dhe tri albume me imazhe të shtypura. Ai gjithashtu përfshin versione të rralla të botimit të Talbot “Sun Pictures in Scotland” i cili dokumenton udhëtimet e tij nëpër Skoci, si dhe disa pjesë të veprës së tij të famshme “Lapsi i Natyrës”. /a2news/

Talbot25

Talbot24

Talbot23

Talbot22

Talbot21

Talbot20

Talbot19

Talbot18

Talbot17

Talbot16

Talbot15

Talbot14

Talbot13

Talbot12

Talbot11

Talbot10

Talbot09

Talbot08

Talbot07

Talbot06

Talbot05

Talbot04

Talbot03

Talbot02

Talbo9

Talbo8

Talbo7

Talbo6

Talbo5

Talbo4

Talbo3

Talbo2

Talbot01