Ilda Bejleri gjatë kësaj kohe është shndërruar në një nga emrat më të komentuar në mediat rozë.
Kjo ngase është bërë e ditur se prezantuesja shqiptare është larguar nga “Digitalb”, pjesë e të cilit ishte tash e disa vite.
Në ndërkohë, ajo po vazhdon t’i shijojë pushimet në Greqi, teksa nuk heziton t’i ekspozojë linjat trupore para mijëra fansave.
Ajo ka pozuar në një palë bikini të markës “Moschino”, derisa duket tejet në formë.
Pëlqimet dhe komentet e llojllojshme në këtë fotografi joshëse nuk kanë munguar nga fansat e saj.
Bukuroshja e ekranit ka paralajmëruar se së shpejti do jetë pjesë e një emisioni të ri. /Telegrafi/