Është njëra nga prezantueset më të komentuara në shtypin rozë dhe jo më kot.
Fjala është për Ilda Bejlerin, e cila gjatë kësaj kohe u përfol tejet shumë për largimin e saj nga ‘DigitAlb’ dhe natyrisht se edhe për jetën luksoze, të cilën e ekspozon vazhdimisht në rrjetet sociale.
Ndërkaq tani, ajo do e ketë një tjetër burim të ardhurash përpos familjes, pasi së fundmi bëri të ditur se ka hapur biznes të sajin personal, që ka të bëjë me një qendër estetike/relaksuese.
Krahas këtij biznesi, e njëjta ushtron edhe profesionin e prezantueses prej vitesh dhe tashmë ka nisur moderimin tek “Procesit Sportiv”.
Ilda javë më parë tregoi arsyen e largimit nga Supersporti, duke thënë se nuk po e gjente veten dhe se duhet të punojë për gjëra më të bukura.
Sido që të jetë, Bejleri vazhdon të mbetet një nga prezantueset më të dashura dhe më seksi shqiptare. /Telegrafi/