Prishtina po mendon për të ardhmen duke u dhënë hapësirë lojtarëve të rinj.
Futbollisti i radhës i talentuar që e ka bërë debutimin në fanellën “bardhekaltër” është Igball Jashari.
Igballi, që është pasardhës i familjes legjendare të Jasharajve nga Prekazi i Skenderajt, e bëri debutimin pikërisht në Skenderaj, në stadiumin “Bajram Aliu” në ndeshjen ndaj Drenicës.
Sulmuesi anësor u inkuadrua në minutat e fundit të ndeshjes nga trajneri Debatik Curri, në takimin në të cilën Prishtina arriti fitore me rezultat 1-0.
Igballi (17-vjeçar) konsiderohet një ndër futbollistët më premtues në Kosovë teksa është pjesë edhe e grupmoshave të reja të Përfaqësueses sonë./Telegrafi/