Të nxehtit sjell dëshirën për pjata të freskëta të përgatitura që më parë, që shijohen në shoqërinë e miqve, të dashurve apo familjarëve pa qenë nevoja të lodheni e të skuqeni mbi flakën e furnelës në momentin e mbrëmjes.
Mes gjithë mundësive që ofron kuzhina mesdhetare, pasta është mes ushqimeve eklektike për t’u manipuluar dhe përpunuar, e përshtatshme për vegjetarianët, për ata që janë në dietë por edhe për më llupësit. Mjafton të dish të zgjedhësh përbërësit e duhur. Por janë edhe sallamet, djathërat, mishi, peshku, perimet dhe frutat…
PJATA TË PARA
Antipasta
Me bazë sallamesh dhe djathërash
Zëvendësues i mirë i pjatave të dyta klasike me mish dhe peshk. (Por kujdes, sepse si djathërat ashtu dhe sallamet janë mjaft kalorikë). Shoqërojini me bukë dhe perime, sepse është e pasur me amidon që i kombinuar me proteina plotëson furnizimin ushqyes të pjatës, ndërsa perimet hidratojnë dhe furnizojnë me potas dhe kripëra minerale.
Antipastë me sallame dhe djathëra: të prerë në feta të holla mbi një shtrat sallate, të mbushur me gjethe rukole dhe pak grimca djathi kaçkavall të grirë e pak vaj ulliri. Ose përgatitni role të shijshëm me proshutë dhe gjizë.
Perimet: Duhet të kenë një vend nderi. Ndihmojnë në freskinë e përgatitjes dhe japin ngjyra. Bizele, speca të grira, kunguj e kastravecë janë disa nga përbërësit. Misri i zier i jep një shije të ëmbël por jo të pakëndshme përzierjes, sidomos nëse përfshihen përbërës të tjetër të kripur si kuba proshute apo salsiçe.
PASTAT E FTOHTA
Me sallatë perimesh apo molusqe, me miell të bardhë apo të zi
Makarona me salcë domatesh të freskëta: makarona, domate pa lëng, uthull vere, 1 thelbi hudhër dhe 2 qepë të vogla të freskëta, borzilok, spec djegës, vaj, kripë, djathë kaçkavall i grirë, djathë deleje, piper. (mund ta zbukuroni me gjethe dafine dhe pak vaj ulliri. Shija do të jetë më e thellë dhe ngacmuese).
Pasta e ftohtë me pjepër dhe rukola: Makarona, pjepër, rukolë, vaj ulliri ekstra i virgjër, kripë, lëng limoni, djathë kaçkavall i grirë. (Pjatë e shpejtë dhe e freskët për të luftuar të nxehtin).
ORIZI
Zgjidhni një varietet orizi. Ziejeni në ujë të kripur si me makaronat, kullojeni dhe hidhni një pikë vaji. Lëreni të ftohet dhe hidhini përbërësit që preferoni.
PJATA TË DYTA
Salcë perimesh për ta servirur të vakët, me pak vaj ulliri ekstra të virgjër dhe për më grykësit me bukë të thekur.
Fasule me qepë, domate të kuqe të pjekura dhe gjizë të kripur shoqëruar me sallatë karkalecash,( vaj ulliri, limon, uthull balsamike, kripë dhe piper të bardhë).
PESHK
Një pjatë e ftohtë e rafinuar me bazë peshku është sushi, shkruan revista class. Kush preferon peshkun mund të përdorë karkaleca, kallamarë të prerë në copa, oktapod, midhje dhe molusqe.
Molusqet dhe midhjet janë të shkëlqyera për pjata të ftohta; mund të gjeni përzierje të mirë në sallatat e detit, ose t’i përdorni për oriz të ftohtë.
ËMBËLSIRA
Çfarë ka më të mirë se frutat e freskëta të stinës?!Nëse nuk hiqni dorë nga grykësia, mjaft të hidhni pak krem dhe ta servirni rigorozisht të ftohtë!
Krem i ftohtë me fruta pylli: Maskarpone, vezë, sheqer, limon, fruta pylli. (Me t’u ftohur përgatitja, shtoni kremin hidheni në kupa të vogla dhe dekoroni me fruta pylli. Servireni shumë të ftohtë).
Tiramisu: vezë, sheqer, krem maskarpone, kakao e hidhur, biskota savoiardi, kafe e ftohtë, panë e rrahur me sheqer. (Pasi keni përfunduar përgatitjen vendoseni në frigorifer dhe përpara se ta servirni pluhuroseni me kakaon e hidhur. Ju këshillojmë ta hani një ditë më pas. Ju bëftë mirë! /Telegrafi/