LAJMI I FUNDIT:

ICS në Kindle Fire?

ICS në Kindle Fire?

Në euforinë rreth Android 4, respektivisht Ice Cream Sandwichit, hakerët po mundohen të që ta shtyjnë edhe në ato pajisje për të cilat nuk është paralajmëruar ose së paku për të cilat është thënë se nuk do të jenë të përkrahura. Kështu disa djelmosha një version të adaptuar arritën ta shtyjnë në Kindle Fire.

Ende nuk ka mjaftë funksionalitet dhe ka bug-a të cilët pamundësojnë përdorimin normal të tij, por është thënë se vazhdon përpunimi i tij. Ky version i hershëm është publikuar pikërisht me qëllim që sa më shumë njerëz të përfshihen në zhvillim ashtu që të riparohen bug-ët e gjetur. /Telegrafi/