Site icon Telegrafi

Icardi ngacmon Milanin dhe Fenerbahcen në të njëjtën kohë: Tjetër derbi, i njëjti tregim

(Foto: Getty Images)

Mauro Icardi ishte njëri nga golashënuesit në fitoren prej 3-0 të Galatasarayt kundër Fenerbahces dhe bëri një festë të njohur.

Sulmuesi e gjeti rrjetën në minutat shtesë (90’+10) në derbin e Stambollit të dielën, ashtu që publikoi një fotografi në rrjetet sociale në të cilën shfaqet duke e mbajtur fanellën, ngjashëm sikurse në një festë në derbin e Milanos.

Sergio Oliveira (32’) dhe Kerem Akturkoglu (78’) ishin golashënuesit tjetrë, ndërsa argjentinasi ishte edhe asistues i golit të dytë.

Icardi realizoi pesë gola në 11 ndeshje kundër Rossonerëve gjatë kohës sa luante te Interi dhe nuk është befasi se e ka shtuar përshkrimin: “Tjetër derbi, i njëjti tregim”.

29-vjeçari iu bashkua Galatasarayt në verën e kaluar si huazim nga Paris Saint-Germaini dhe i ka shënuar pesë gola në shtatë paraqitje në të gjitha garat këtë sezon. /Telegrafi/

Exit mobile version