Zlatan Ibrahimovic ndodhet aktualisht në Rusi, por jo si futbollist me Kombëtaren e Suedisë.

Ylli suedez është angazhuar nga ‘BeIN Sport’, si analist i Kampionatit Botëror.


Pas ndeshjes së Francës ditën e djeshme, Ibrahimovic ka shpërthyer ndaj trajnerit të Francës, Didier Deschamps.

Ish-anëtari i Interit, Juventusit, Milanit, Barcelonës e Manchesterit ka kritikuar trajnerin francez për mos grumbullimin e Benzemas.

GettyImages 486518962 (Getty Images)

36-vjeçari ka thënë se nuk i duket normale që Benzema të mbetet jashtë.

“Nuk më duket aspak normale që një lojtar si Karim Benzema nuk është pjesë e Francës”.

“Benzema është një nga futbollistët më të mirë në botë, ka fituar Ligën e Kampionëve me Realin dhe çuditëm që nuk është ftuar”, tha Ibrahimovic.

Suedezi ka thënë ndër tjera se nëse një trajner e sheh Benzeman si të panevojshëm ai trajnerë atëherë nuk e meriton të jetë në Rusi.

GettyImages 976130316 Didier Deschamps (Getty Images)

“Mendoj që arsyeja e mos grumbullimit të Benzemas nuk ka të bëjë fare me futbollin”.

“Nëse për një trajner një futbollist si Benzema nuk është i nevojshëm, atëherë ai trajner nuk ka se çfarë kërkon në Botëror”, ka përfunduar Ibrahimovic.

Ndryshe Franca triumfoi në ndeshjen e parë me vështirësi 2-1 ndaj Australisë. /Telegrafi/

telegrafi sport app