Gjesti dhe Vserlo kanë vazhduar debatin mes tyre në orët e vona, pasi i theu një vezë në kokë.
Si pasojë e kësaj, banori nga Kosova mori dy dënime nga Vëllai i Madh, të shkonte në televotim dhe të vishej me një kostum si pulë e t’i mbante ca vezë.
Vserlo me këtë rast i kishte shpërhapur në shtrat vezët, teksa gjësendet tjera ia hodhi në tokë.
“Më ka hedhur sendet në tokë. I pafytyrë, tani më thotë Vëllai i Madh që të mos e ngacmoj”, u shpreh Gjesti.
Vserlo nuk e linte rehat, i shkoi sërish te fytyra dhe i fliste vazhdimisht, edhe pse banori i kërkoi që të largohej.
“Mos m’u afro te fytyra se ke pirë. Kaq ke limit tek unë”, i tha ai.
Ai donte që ta nxirrte nga vetja në mënyrë që t’i vinte ndonjë dënim më i madh nga produksioni. /Telegrafi/