Telegrafi

I vetmi hotel me 7 Yje në botë: Ja se ku ndodhet dhe çfarë ka të veçantë (Foto)

Sipas revistës amerikane Forbes, hoteli i vetëm me 7 yje, i cili është certifikuar deri më tani në këtë planet, është ai i cili ndodhet në Milano të Italisë, disa hapa larg sheshit ‘D’Uomo”.

Bëhet fjalë për Seven Stars Galleria, në brendësi të Galerisë Vittorio Emanuele II.

Hoteli, i cili është inauguruar në vitin 2007, është dizenjuar nga arkitekti Ettore Moçhetti dhe është i vetmi në botë, për momentin, që ka mundur të mbajë prestigjin e shtatë yjeve.

Kjo strukturë milaneze është e vetmja që është certifikuar zyrtarisht nga SGS, një organizatë ndërkombëtare me qendër në Gjenevë. Bëhet fjalë për në certifikim, i cili është kërkuar disa herë nga Burj Al Arab si dhe nga hotele e struktura të tjera luksoze në Kinë, Indonezi apo Shangai.

Siç tregon themeluesi i Seven Stars, Alessandro Rosso, certifikimi zyrtar parashikon verifikimin e përpiktë të karakteristikave për të mbajtur kualifikimin e 7 yjeve edhe nëpërmjet dërgimit të ‘klientëve misteriozë’, të cilët nuk janë gjë tjetër veç se inspektorë të fshehtë.

“Hoteli duhet të jetë i vendosur brenda një strukture ikonike dhe me vlerë të madhe për qytetin. Nuk mund të jetë vetëm një pallat i bukur. Veç të tjerash, një hotel me shtatë yje duhet të ketë më shumë suita se sa dhoma. Në një hotel me pesë apo gjashtë yje, zakonisht ndodh e kundërta”, shpjegon Rosso.

Nga porta e hyrjes së hotelit, i cili ndodhet në rrugën Silvio Pellico, kanë kaluar të ftuar të shumtë, mes së cilëve presidentë, sheikë e emirë. Hoteli ofron vetëm 7 suita.

Ajo mbretërore është mbi 580 metra katrorë dhe kushton 15 mijë euro natë, ndërsa ofron shërbimin e një mazhordomi të sofistikuar me doreza të bardha (i cili do të kujdeset për kërkesat e të ftuarit) si dhe një shef personal.

Sa i takon hotelit Burj Al Arab, i cili është në tentativë të vazhdueshme për të marrë yllin e shtatë, ka rreth 202 dhoma. Më e madhja prej tyre është 780 metra katrorë dhe kushton rreth 9 mijë euro nata. /tesheshi.com/