LAJMI I FUNDIT:

HTC së shpejti me tabletin Desire T7

HTC së shpejti me tabletin Desire T7

HTC po kalon kohë të vështira, dhe është duke luftuar për të bërë një ndikim në tregun global të telefonave të mençur dhe kompjuterëve tabletë.

Lansimi i Nexus 9 vitin e kaluar nuk ishte shumë i suksesshëm poashtu, por duket se kompania është sërish duke punuar për krijimin e një tableti të ri.

Kohët e fundit, një model i tabletit më ekranin 6.9-inç, përkatësisht modeli HTC Desire T7 ishte vërejtur në GFXBench dhe Zauba.

Në maj të vitit 2015 ishte folur në lidhje me një model të ri të tabletit – HTC H7, por listimet më të fundit në Zauba zbulojnë se HTC është duke punuar në modelin T7 që është një variant më i lirë.


Kohët e fundit, një pajisje me numrin e modelit HTC IV 5001-A ishte vërejtur në GFXBench. Pajisja e dyshuar besohet se do të jetë tableti Deesire T7, me ekranin prej 6.9-inç dhe rezolucionin prej 1280 me 720 pikselëve, si dhe procesorin quad-core Spreadtrum SC8830.

Karakteristika të tjera të përmendura përfshijnë 1GB RAM, 16GB memorie të brendshme, 5MP para dhe kamerën mbrapa për fotografi, bashkë edhe me Android 5.0 Lollipop të para-instaluar. (Telegrafi)