LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Thaçi e përdorë veriun për përfitime personale

Hoxha: Thaçi e përdorë veriun për përfitime personale

Ylli Hoxha nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se muri dhe provokimet tjera serbe në veri të Kosovës janë produkte të procesit negociator të Brukselit.

Ai ka deklaruar se Serbia nuk ka dashur ta mbajë murin, por që ta përdor atë mur për të përfituar diçka tjetër, siç bën zakonisht, njofton Klan Kosova.

“Muri është vetëm një nga eksponatet e repertorit e sabotimit të shtetit që Serbia përdorë ndaj nesh. Ka një rrjedhë të zhvillimeve me të cilat Serbia përdorë një taktikë negociatore. Në këtë kurth ne kemi rënë vazhdimisht dhe ajo e ka përdorur sistematikisht. Qëllimi i Serbisë nuk ka qenë mbajtja e murit, por vetëm hapja e një teme, me qëllim që ta shkëmbejë me diçka tjetër”.


Hoxha më tutje është marrë edhe me presidentin Hashim Thaçi, duke theksuar se ai krijon kriza, sepse do që ai të dalë në publik si zgjidhësi i tyre.

“Derisa Serbia këtë e bënë në interes nacional, Hashim Thaci e përdorë në interes personal. Ai inicion kriza që më pas të bëhet zgjidhësi i tyre. Ai e përdor veriun e vendit për të avancuar agjendat e veta. Nuk duhet lejuar që këto çështje të jenë kompetencë ekskluzive e tij. Serbia shpenzon qindra miliona euro në armatim, krahasuar me ne që harxhojë rreth 50 milionë”.

“Muri, treni, barrikadat, janë produkte të një dialogu të dështuar. Serbia nuk ka nevojë të intervenojë ushtarakisht në veri, siç po thuhet, sepse ajo tashmë e ka kontrollin. Kosova duhet të ketë projekt serioz të shtetndërtimit, në mënyrë që ta shtrijë kontrollin në atë pjesë”. /klankosova.tv/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori