Site icon Telegrafi

“Historia e përbashkët”, futbolli suedez strehë e përhershme e futbollistëve shqiptarë

Përfaqësuesja e Kosovës do të ndeshet sot (e shtunë) me Suedinë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës “Katar 2022”, të vlefshme për Grupin B.

Dardanët kanë udhëtuar drejt Stokholmit, ku do të ndeshen me skandinavët në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në “Friends Arena” nga ora 18:00.

Ndeshja e parë në Prishtinë pati përfunduar me fitoren 3-0 të suedezëve, ndërsa sot synohet ‘hakmarrja’ apo së paku një rezultat pozitiv.

Lexo po ashtu Media suedeze jep lajmin për të pranishmit në Friends Arena: Ndaj Kosovës pritet të jenë rreth 45 mijë tifozë në stadium

Megjithatë, interesantja e gjithë kësaj ndeshje është se Suedia mund të quhet edhe si strehë e përhershme e futbollistëve shqiptar, shkruan Telegrafi.

Shumë futbollistë shqiptarë janë lindur, rritur, zhvilluar dhe kanë luajtur futboll për ekipet e moshave dhe ekipin e parë suedez, ndërsa më vonë janë transferuar te Përfaqësuesja e Kosovës apo Kombëtarja e Shqipërisë.

Nga më të njohurit që kanë veshur në të kaluarën fanellën e Suedisë dhe tani atë të Kosovës apo Shqipërisë janë Arbër Zeneli, Erton Fejzullahu, Loret Sadiku, Ibrahim Dresevic, Astrit Ajdarevic dhe së fundmi Astrit Selmani.

Lexo po ashtu Kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën dhe e njohin futbollin suedez - Bunjaki, Berisha e Rashkaj flasin për duelin me Suedinë

Ka edhe emra tjerë të njohur që kanë luajtur vetëm për Suedinë sikurse Emir Bajrami dhe i ndjeri Labinot Harbuzi.

Përveç tyre, Suedia ka qenë strehë edhe e emrave tjerë të njohur si Egzon Binaku, Alfred Ajdarevic, Robert Gojani, Gentrit Çitaku, Petrit Zhubi, Dardan Rexhepi dhe Agon Mehmeti.

Përveç futbollit të meshkujve, Suedia ka qenë strehët edhe tek futbolli i femrave, ku dallohet futbollistja e Real Madridit, Kosovare Asllani, e cila është me prejardhje nga Kosova. /Telegrafi/

Exit mobile version