Debutonte me Kombëtaren në 2003 në një ndeshje ndaj Zvicrës duke zëvendësuar Geri Cipin.
Kishte patur mundësinë të luante me Shqipërinë, Zvicrën apo Francën, por bëri zgjedhjen e zemrës, diçka vërtet e rrallë edhe sot e jo më në ato kohë.
Shumë shpejt do të kuptohej përse, zemra e tij rreh vetëm kuqezi, dhe fanella kuqezi do të shndërrohej për të shumë shpejt në një lëkurë të dytë. Grintë, karakter, cilësi prej lideri dhe shumë, shumë karizëm, cilësi që mjaftonin që tifozët kuqezi ta bënin menjëherë benjaminin e tyre.
Bashkë me Canën, Brigelin e Dukën, niste në atë kohë një model i ri profesionalizmi që kulmoi këtë verë me përfaqësimin fantastik në “Euro 2016”, dhe profesionalizmi është padyshim një ndër vetitë që karakterizojnë Lorik Canën, transmeton Supersport.
Vështirë të gjesh një tjetër futbollist shqiptar që ka përfaqësuar vendin në kampionatet më elitare të Evropës, në Francë me PSG e Marseille, aty ku ishte i aftë të komandonte e karikonte në dhomat e zhveshjes njerëz si Nasri apo Ribery, në Angli te Sunderland, në Turqi te Galatasaray e më pas Lazio në Itali, për t’u rikthyer sërish vitin e kaluar te Nantes.
Megjithatë, të jeni të sigurt se djaloshi nga Prishtina, më të mirën e tij e ka dhënë për kombëtaren kuqezi, zemra e tij ka rrahur më së shumti për të, sa herë na ka mrekulluar sa herë na ka dhuruar besim e siguri me prezencën e tij në fushë, sa herë ka udhëhequr djemtë e Kombëtares drejt misioneve të panumërta, shpirt prej luftëtari dhe një zemër puro shqiptare e aftë të preket e mallëngjehet në maksimum përballë vuajtjeve e peripecive të kombit të tij.
Plot 93 ndeshje me Kombëtaren Kuqezi, e pamundur të përshkruash gjithë emocionet që na ka dhuruar Cana, janë të panumërta.
Sot Loriku është një hap larg lamtumirës ndaj Kombëtares, vështirë të gjendet një tjetër si ai, për ngjyrat kuqezi do të mbetet gjithmonë një ikonë, shembulli i shpirtit shqiptar dhe i një njeriu e futbollisti të madh, Faleminderit Kapiten!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Galatasaray dhe Fenerbahce ndahen në paqe në derbin më ndryshe në histori

Beteja për Scudetto: Interi, Napoli dhe Atalanta tri pikë në mes – a mund të futet edhe Juventusi në valle

Manchester City po përgatit revolucion – largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Shumë zhgënjim me yjet e ekipit - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri