Coleen Stan ishte 20 vjeçare kur u rrëmbye në maj të vitit 1977 nga Cameron Hooker dhe gruaja e tij Janice, për t’u dërgua në shtëpinë e tyre në veri të Kalifornisë. Ajo u mbajt si skllave seksi nga ky çift për vite te tëra dhe ishte e mbyllur për 23 orë në ditë në një kuti prej druri. Nga aty largohej vetëm kur përdhunohej.
“Mendoja që do të vdisja”, u shpreh Stan, tani 59-vjeçare, teksa po intervistohej për filmin që është realizuar bazuar në jetën e saj.
Ajo ka treguar për revistën People se në momentin kur i kishte takuar për herë të parë çiftin me të cilët po udhëtonte, ata u sillën shumë mirë me të dhe me vete kishin edhe një fëmijë. Por, vetëm gjysmë ore më pas, Hooker e kishte ndaluar makinën dhe e kishte kërcënuar atë me një thikë duke e detyruar të futej në një kuti.
Pas këtij momenti, jeta e saj nuk do të ishte kurrë si më parë. Ajo u përdhunua për çdo ditë, u lidh me zinxhirë dhe u tortura për shtatë vjet me radhë – derisa arriti të ikë nga ai vend në vitin 1984.
Hooker e kishte rrahur atë në fillim pas kundërshtimeve që ajo i kishte bërë dhe çdo ditë ia kishte kujtuar që në rast se ajo i tregonte dikujt, do ta vriste atë dhe familjen e saj. Ajo madje edhe kishte shkuar për t’i takuar familjarët e saj, por ishte shumë e frikësuar t’u tregonte çfarë po ndodhte me të, e familja kishte menduar i ishte bashkuar një lloj kulti të veçantë.
Stan ka thënë që mundohej të qëndronte e fokusuar dhe të mendonte për gjëra të mira dhe momente të lumtura, në mënyrë që të ikte nga realiteti i shëmtuar i jetës së saj.
“Mësova të shkoj çdo kund me mendjen time. Vetëm e largoja vetën me mendje nga situata reale dhe shkoja ku doja”, tha ajo.
Pasi Stan arriti të ikë nga rrëmbyesit e saj, Hooker u dënua me 104 vjet burgim, kurse gruaja e tij fitoi imunitet pasi që dëshmoi kundër tij. Që nga ajo kohë, Stan është trajtuar me terapi të ndryshme dhe tani vite më pas ajo është gjyshe.
“Tridhjetë vite kanë kaluar, jam më mirë, jam shëruar, kam një jetë më të mirë”, u shpreh aj. /Klan Kosova/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?
Rubio: Grenlanda është interesi ynë kombëtar, nuk është shaka
Çfarë dimë deri tani rreth përplasjes mes aeroplanit dhe helikopterit?
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?