Ambasadorja e Izraelit në Kosovës, Tamar Ziv ka thënë se është ratifikuar marrëveshja për heqjen e vizave mes dy vendeve, Kosovë-Izrael.
Ziv këtë e bëri të ditur përmes një postimi në platformën X, duke shtuar se kjo u ratifikua në përvjetorin e katërt të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
“Gëzohem t’ju njoftoj se marrëveshja për heqjen e vizave u ratifikua në përvjetorin e katërt të marrëdhënieve diplomatike Izrael-Kosovë. Në javën kur shënojmë 4 vjet marrëdhënie diplomatike midis dy shteteve, Izraeli dhe Kosova ratifikuan marrëveshjen për heqjen e vizave”, ka shkruar Ziv.
Sipas saj, që nga 5 maji 2025, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë në Izrael si turistë pa pasur nevojë për vizë. /Telegrafi/
Happy to announce that the Visa Waiver Agreement was ratified on the 4th Anniversary of Diplomatic Relations 🇮🇱🇽🇰 pic.twitter.com/kieEyyVpDv
— Tammy Ziv 🇮🇱 (@AmbTammyZiv) February 5, 2025