Site icon Telegrafi

Hidhet shorti për ‘Play-Off’-in e Ligës së Kampionëve, përballje shumë interesante

Është hedhur shorti për fazën e Play-Off në Ligën e Kampionëve.

Skuadrat që kanë filluar rrugëtimin drejt grupeve tanimë kanë mësuar edhe emrat e kundërshtarëve në rast se kalojnë në Play-Off.

Edhe shtatë skuadra do të kalojnë në fazën finale të grupeve të Ligës së Kampionëve.

Shumë emra të mëdhenj të futbollit evropian janë në garë për kualifikim si Galatasaray, Fenerbahce, Lille, Rangers, Malmo, Sparta Pragë, Dinamo Zagreb apo Young Boys Bern.

Kampioni në fuqi i Zvicrës, Young Boys Bern në Play Off të Ligës së Kampionëve do të takohet me kampionët e Turqisë, Galatasaray.

Dinamo Zagreb ku luan Arbër Hoxha pret fituesin e duelit Qarabag – Ludogorets, derisa fituesit e dueleve Midtjylland – FErencvaros – Slovan Bratislava – Apoel do të ndeshen mes vete.

Fituesi i duelit mes Jagiellonia – Bodo/Glimt në ‘Play-Off’ do të takohen me Crvena Zvezdën, derisa në Play-Off do të përballen edhe fituesit e dueleve Malmo-PAOK – Sparta Pragë – FCSB.

Lille dhe Fenerbahce do të takohen tani në rrethin e tretë, derisa fituesi i këtij dueli në Play-Off përballet me fituesin e duelit Slava Pragë – Union Saint-Gilloise.

Ndërkohë fituesi i duelit Dinamo Kiyv – Rangers do të përballen me fituesin e sfidës RB Salzburg – Twente. /Telegrafi/

Çiftet në Play-Off të Ligës së Kampionëve:

Young Boys (Zvicër) – Galatasaray (Turqi)

Dinamo (Kroaci) – Qarabag (Azerbajxhan) / Ludogorets (Bullgari)

Midtjylland (Danimarkë) / Ferencvaros (Hungari) – Slovan Bratislava (Sllovaki) / APOEL (Qipro)

Jagiellonia (Poloni) / Bodo/Glimt (Norvegji) – Crvena Zvezda (Serbi)

Malmo (Suedi) / PAOK (Greqi) – Sparta Pragë (Republika Çeke) / FCSB (Rumani)

Lille (Francë) / Fenerbahçe (Turqi) – Slavia Pragë (Republika Çeke) / Union Saint-Gilloise (Belgjikë)

Dinamo Kyiv (Ukrainë) / Rangers (Skoci) – Salzburg (Austri) / Twente (Holandë)

Exit mobile version