Jupp Heynckes u është drejtuar futbollistëve profesionistë për ta kritikuar qëndrimin e sulmuesit të Borussia Dortmund, Pierre-Emerick Aubameyangut.

Madje, trajneri i Bayern Munichut ka pohuar se kurrë nuk do të përpiqej që ta transferonte futbollistin e Gabonit pasi që nuk po e respekton fanellën e ekipit.


"Unë e shoh gjithë këtë në një mënyrë shumë kritike", pranoi trajneri 72-vjeçar gjerman, kur u pyet në një konferencë shtypi për qëndrimin e futbollistit, i cili i kërkoi ekipit që mos ta ftonin për ndeshjen e radhës së Bundesligës.

z 3

"Unë mendoj se futbollistët janë të privilegjuar kur të mendonin se sa është vështirë të fitohet një pagë mujore", tha ai duke shtuar se "Të punosh si profesionist i takon etikës morale dhe profesionale, si dhe duhet të hapësh mendjen dhe të shohësh përtej botës së futbollit".

"Unë mendoj se klubet duhet të reflektojnë kur është fjala për nënshkrimin e një lojtari të këtij lloji, unë do ta refuzoja", shpjegoi Heynckes.

Sjellja e lojtarëve si Ousmane Dembele, i cili la Dortmundin për Barcelonën në fillim të sezonit, ose tani Aubameyang "duhet të shumë kritikohen".

Theksojmë se sulmuesi 28-vjeçar është përfolur se do të transferohet gjatë janarit te skuadra angleze e Arsenalit. /Telegrafi/

telegrafi sport app